TIRANË- Një 17-vjeçare është shpëtuar nga "kthetrat" e dy trafikantëve në Tiranë, që e kanë shfrytëzuar për prostitucion në Tiranë.
E mitura dhunohej dhe kërcënohej se i do vrisnin familjen në rast se nuk do të të prostituonte, nga dy të rinj, mes tyre dhe një vajzë. Për pasojë në pranga ka rënë G.M (S), 31 vjeç, i dënuar për parë për veprën penale " Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe 27-vjeçarja E.M.
Ajo jetonte prej vitesh me nënën e saj, teksa mësohet se nga dje është dërguat në një qendër për mbrojtjen e viktimave të prostitucionit.
"Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit. Operacioni i koduar “Salvation”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Vihet në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Salvation", në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :
•G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale " Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".
•E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur", njofton policia.
-
Haj se i nxjer mjeksia ligjore nga burgu sic po nxjer cdo kriminel
Përgjigju-
Kriminelet jashte burgut (ngaqe jane shumica) ndersa te ndershmit brenda (si pakica). Vetem ne kete menyre te ndershmit do jetojne rehat.
-












Komente
Komento