Tre të mitura shfrytëzoheshin për prostitucion në Tiranë, në pranga 3 të rinjtë tutorë, 1 në kërkim! Vajzat ishin larguar nga banesa

TIRANË- Tre vajza të mitura shfrytëzoheshin për prostitucion në Tiranë, rrjet i cili u godit nga policia duke çuar në pranga tre të rinjtë tutorë, ndërsa një tjetër bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim.

Të miturat e moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe shfrytëzoheshin nga katër të rinj 20-24 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Sipas policisë, tre vajzat e mitura janë larguar nga banesat e tyre në muajt qershor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar dhe shfrytëzoheshin për prostitucion kundrejt përfitimeve monetare.

Rrjeti i prostitucionit me të miturat shtrihej kryesisht në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras. Tutorët pasi kontaktonin me personat e tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodonin të miturat. Në pranga kanë rënë Samuel Doku, 21 vjeç, Kastriot Kullaj, 24 vjeç, Fabjon Cangu, 20 vjeç, të tre banues në Larushk. Në kërkim është shpallur K. D., 22 vjeç. Ndërsa, tre të miturat janë vënë nën hetim në gjendje të lirë për shkak të moshës. 

"Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare. Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras", njofton policia. 

Ndërkohë, Gjatë kontrolleve fizike të Kastriot Kullajt dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare.

Burime pranë policisë i thanë Report Tv se të miturat ishin larguar edhe më herët nga familjet e tyre dhe kishin braktisur shkollën. Tri të arrestuarit fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar të miturat për prostitucion, por pasi janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre, kanë pranuar akuzat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
U shfrytëzuan për prostitucion/ Tre vajzat e mitura ishin larguar nga shtëpia prej shtatorit 2023! Çfarë deklaruan vajzat në hetuesi

1705840832_policia.jpg

Detaje të reja nga shfrytëzimi i tre vajzave të mitura nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë

Familjarët e 3 të miturave që janë shfrytëzuar për prostitucion nga 3 të rinjtë në Fushë Krujë kanë bërë denoncim për largimin e tyre që në muajin shtator, por nuk janë lokalizuar pasi kanë qëndruar në venddodhje të ndryshme në Fushë Krujë dhe Durrës.

Gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv Sokol Dema informon se vajzat kanë deklaruar se janë larguar nga shtëpitë me dëshirën e tyre dhe gjatë kësaj kohe janë shfrytëzuar për prostitucion mga djemtë të cilët i kishin njohur dhe ishin miq me njëri-tjetrin.

Tre personat e arrestuar, Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu, fillimisht nuk kanë pranuar para hetuesve se i kanë shfrytëzuar për prostitucion, por janë përballur me fakte, biseda dhe video të vajzave që janë gjetur në celularët e tyre. Vajzat e mitura edhe më herët janë larguar nga banesat e tyre.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë