Shfrytëzonte dy gra për prostitucion në lokalin e tij në Fier, burg për tutorin, justifikohet në gjykatë: Ngjarja nuk është ashtu siç duket

Shfrytëzonte dy gra për prostitucion në lokalin e tij në Fier, burg për tutorin, justifikohet në gjykatë: Ngjarja nuk është ashtu siç duket

Tutori i dy grave, të cilat  i shfrytëzonte për prostitucion në ambientet e një lokali është dënuar me 'arrest me burg' nga gjykata e Fierit. Prokurori i çështjes Andi Pogaçe ka kërkuar 'arrest me burg ' kërkesë që është pranuar nga gjyqtari Ergys Selmani.

Mbarim Xhemali, 59 vjeç, u dënua me burg për veprat penale 'prostitucion', 'Shfrytëzim i prostitucionin' dhe 'mbajtja e lokaleve për prostitucion '

59-vjeçari u arrestuar  në flagrancë ditën e djeshme nga Policia e Fierit pas një operacioni policor të koduar ' Premtimi '. Mbarim Xhemali gjatë seancës gjyqësorë nuk e ka pranuar akuzën duke u shprehur se ngjarja e ndodhur nuk është ashtu siç duket.

Tutori shfrytëzonte një ambient lokal, të cilin e kishte marrë me qera në lagjen ' 16 prilli ' në Fier aty ku punonin edhe dy shtetase një 33-vjeçare dhe një 55-vjeçare, të cilat janë proceduar penalisht për veprën penale 'prostitucion'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën