Shfrytëzonte fëmijën 7 muajsh për të lypur në rrugë, nën hetim 24-vjeçarja në Elbasan

Shfrytëzonte fëmijën 7 muajsh për të lypur në rrugë, nën hetim 24-vjeçarja në Elbasan

Foto ilustruese

Shfrytëzimit i të miturve për të lypur në rrugë është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues, pasi raste të shumta po evidentohen ditë pas dite. Së fundmi në Elbasan është konstatuar një tjetër rast, ku për pasojë është vënë nën hetim një nënë e re.

Një 24-vjeçare me iniciale S.M është vënën nën hetim në gjendje të lirë, pasi shfrytëzonte foshnjën e  saj vetëm 7 muajsh për të lypur.

Siç raportohet e reja u gjet në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kristoforidhit", duke lypur në rrugë, së bashku me fëmijën e saj 7 muajsh.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. M., 24 vjeçe, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit", thuhet në njoftimin e policisë.

 

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës