Shfuqizimi i një marrëveshje miliarda dollarëshe, Franca tërheq ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi

Franca ka thënë se po tërheq ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi për konsultime. Ky vendim vjen si një shenjë proteste pasi marrëveshjes së SHBA-së me Australinë për nëndetëset, të cilën Franca e quajti “thikë pas shpine”.

Si pjesë e marrëveshjes së njohur si Aukus, Australisë do t'i jepet teknologjia për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.

Marrëveshja shfuqizoi një tjetër marrëveshje miliarda dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.

Aleanca u njoftua nga Presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij australian Scott Morrison.

Ndonëse ata nuk e përmendën Kinën, Aukus po shihet gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Pekinit në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë