TIRANE- Numri i aksidenteve në rrugë jo vetëm që nuk ka njohur ulje, por raste të tilla dëgjojmë thuajse çdo ditë. Në vendin tonë në harkun kohor të një viti regjistrohen mbi mbi 1 mijë e 800 të tilla, ndërkohë që të paktën 300 persona humbin jetën si pasojë e këtyre aksidenteve. Shifrat janë bërë publike nga Agjencia e Kombeve të bashkuara dhe Policia e Shtetit gjatë një aktiviteti të përbashkët me “Vodafone”.
Aksidentet me pasojë vdekjen janë një problematikë tepër e ndjeshme, dhe kërkonë një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Përtej shkaqeve të rrugëve të dëmtuara, mungesës së sinjalistikës, apo infrastrukturës së përshtatshme, në mjaft raste aksidentet ndodhin për shkak të shpejtësisë së madhe të drejtimit të automjetit apo mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Për këtë arsye, në Javën Botërore të Sigurisë Rrugore, Agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe “Vodafone Albania” kanë ndërrmarrë një fushata sensibilizimi për të rritur sigurinë në rrugë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com