Shifra të larta me koronavirus shënon dhe Maqedonia e Veriut këtë të hënë.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 515 raste të reja nga 1293 testime të kryer.

Në të njëjtën periudhë kohore në vend u regjistruan 20 viktima.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1,194 persona.