Shifra marramendëse! Beyonce fiton më shumë se gjysmë miliardë dollarë nga turneu ‘Renaissance’

Shifra marramendëse! Beyonce fiton më shumë se gjysmë miliardë dollarë nga turneu ‘Renaissance’

Beyonce

Këngëtarja e njohur, Beyoncé fitoi më shumë se gjysmë miliardë dollarë gjatë turneut të saj botëror.Beyoncé është në mesin e disa artistëve që "vjelin" miliarda nga koncertet e tyre. 

Në shkurt, kur biletat për turneun e Beyoncé dolën në shitje, Billboard vlerësoi se turneu njëmujor do të gjeneronte midis 275 dhe 428 milionë dollarë vetëm të ardhura nga biletat.Këto vlerësime u bënë përpara se këngëtarja të zgjeronte turneun e saj nga 41 ndalesa në 56. Vlerësime të tjera të fitimeve bruto nga turneu i Beyonce-s i kalonin 2 miliardë dollarë.

Kërkesa për ta parë këngëtaren në turneun e saj pesë-mujor ishte e lartë, pasi ky ishte turneu i parë solo i Beyonce-s që nga shfaqjet e saj në vitin 2016.

Beyoncé është në mesin e disa artistëve që "vjelin" miliarda nga koncertet e tyre. 

Taylor Swift, e cila gjithashtu u rikthye në skenën e koncerteve pas një pauze, ka kaluar muaj duke performuar në turneun e saj botëror Eras që disa po e vlerësojnë se mund të marrë 2.2 miliardë dollarë, duke u përballur me disa nga vlerësimet kryesore të Beyonce.

Elton John aktualisht është në një turne shumëvjeçar me 330 ndalesa, i cili ka fituar më shumë se 939 milionë dollarë, duke e bërë atë koncertin me fitimet më të larta në histori, sipas Billboard. Dhe Coldplay ka fituar më shumë se 617 milionë dollarë deri më tani në turneun e tyre mbarëbotëror që ka datat e planifikuara deri në vitin 2024, raportoi Billboard.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku