Këngëtarja Taylor Swift dhe Travis Kelce janë fejuar pas dy vitesh lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar vet këngëtarja e cila ka postuar disa foto në Instagram.

Swift dhe Kelce postuan disa fotografi ku sportisti shihet duke u gjunjëzuar në një kopsht me lule për t’i propozuar këngëtares me një unazë fejese.

Swift ndau gjithashtu një foto të afërt të unazës së saj, e cila përmban një diamant.

Ky moment vjen pas rreth dy vitesh lidhjeje mes tyre, të cilët shpesh janë kapur nga aparatet e fotografëve, por gjithmonë kanë ruajtur një pjesë të jetës private larg vëmendjes së publikut.