Shifra marramendëse, Britania pagoi 4 miliardë paund për trajtimin e azilkërkuesve vetëm këtë vit

Shifra marramendëse, Britania pagoi 4 miliardë paund për trajtimin e azilkërkuesve vetëm këtë vit

Fatura për trajtimin e azilkërkuesve britani ka arritur një shumë marrëmendëse 4 miliarë paund vetëm gjatë këtij viti. Pas kësaj, Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka dhënë urdhër për ndalimin e gomonove me të cilët emigrantët kalojnë përmes kanalit “La Mansh” për të arritur në Britani.

Por ai pranoi se qeveria duhet të bëjë më shumë për të reduktuar “shpenzimet e mëdha” ndaj taksapaguesve. Kostoja e sistemit të azilit u rrit në 3.96 miliardë paund nga 2.11 miliardë paund në një vit, ndërsa totali i emigrantëve që prisnin një vendim u rrit në një rekord të lartë. 

Deputetët konservatorë mbrëmë thanë se sistemi i emigracionit "nuk është i përshtatshëm për qëllimin" dhe kërkuan "reformë rrënjësore".

Në një intervistë për Daily Express, Sunak tha: “Mënyra më e mirë për të lehtësuar presionet e paqëndrueshme në sistemin tonë të azilit dhe kostot e papranueshme për taksapaguesit është ndalimi i anijeve në radhë të parë”.

Ai tha se kjo ishte arsyeja se pse ata ishin të përqendruar në planin e tyre për të shkatërruar kontrabandistët e emigrantëve, duke bërë një bashkëpunim edhe me Francën për të ndihmuar në reduktimin e kalimeve dhe trajtimin e numrit të mbetur të zilit.

“Kjo është arsyeja pse ne jemi të përqendruar në planin tonë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve që lehtësojnë këto udhëtime, duke përfshirë punën me partnerët ndërkombëtarë në rrjedhën e sipërme për të penguar përpjekjet e tyre, rritjen e punës së përbashkët me francezët për të ndihmuar në reduktimin e kalimeve dhe trajtimin e numrit të mbetur të azilit”, tha Sunak.

Zyra e Brendshme shpenzoi 3,97 miliardë paund për sistemin e azilit në 2022-2023, nga 2,12 miliardë paund në një vit. Një dekadë më parë kostoja për taksapaguesit ishte 500.2 milionë paund.

Rreth 2.3 miliardë paund në vit po shpenzohen për dhoma hoteli për 51 mijë emigrantë. Rreth 175,457 persona prisnin një vendim fillestar për një kërkesë azili në fund të qershorit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi