Elon Musk, personi më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i Tesla-s është përpjekur të vendosë rekord se sa i detyrohet qeverisë amerikane në taksa, pasi pretendoi se do të paguante më shumë në buxhetin e SHBA këtë vit se çdo amerikan tjetër. Përmes një psotimi në Twitter, Musk bëri me dije se do të paguajë 11 miliardë dollarë taksa për këtë vit.
“Për ata që pyesin, unë do të paguaj mbi 11 miliardë dollarë taksa këtë vit”, shkroi Musk të hënën në Twitter në një përpjekje të dukshme për të shuar spekulimet për situatën e tij tatimore.