ITALI- Shifra optimiste vijnë nga Italia, e cila duket se dalëngadalë po fiton betejën me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 74 humbje jetën, e ndërsa një bilanc pozitiv ka sa i përket numrit të të shëruarve. Mediat italiane bëjnë me dije se janë shëruar 1 mijë e 874 persona, duke e çuar në total këtë numër në 157 mijë e 507.
Në bilancin ditor, autoritetet zyrtare bëjnë me dije se të infektuar gjithsej janë 233 mijë e 19.
Lombardia mbetet rajoni më i goditur, që përfaqëson edhe sot rreth 60% të të infektuarve të rinj.