24 orët e fundit kanë shënuar shifra alarmante nga koronavirusi në Itali, ku autoritet italiane kanë njoftuar se kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 198,952 testime, ndërsa janë konfirmuar 24,991 persona pozitivë.
Ndërkohë që në vend vazhdojnë të aplikohen masa të shumta të sigurisë dhe shtetrrethimit.