Shifra të frikshme! 140 raste të reja (më e larta që nga fillimi i pandemisë) 5 viktima! Bilanc shpresëdhënës i të shëruarve! MSH: Mos ulni vigjilencën

TIRANË- Kjo e martë ka shënuar një rekord të ri të rasteve të reja të infektuar me COVID-19. 140 është numri i personave që janë konfirmuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, teksa fatkeqësisht 5 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar në total numrin e viktimave në 205. Viktimat janë nga Tirana, Durrësi dhe Gjirokastra, ku ky i fundit është një 46-vjeçar pa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

"Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një 46 vjeçar nga Gjirokastra pa sëmundje të tjera, një 48 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese, një 81 vjeçar dhe një 84 vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese", njofton ministria.

Një lajm i mirë është numri i të shëruarve. 101 kanë fituar betejën me këtë virus, një bilanc pozitiv krahasuar me një ditë më parë, por edhe me shifrat e javëve të fundit.  "Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria, teksa situata vijon të jetë e rënduar në dy spitale COVID në vendin tonë.  

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.  Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse", sqaron ministria.

Nisur nga fakti se pavarësisht numri të lartë të të prekurve, qytetarët duket se nuk "i frikësohen" virusit, ministria e Shëndetësisë u drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të japin kontributin e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve", përfundon ministria në bilancin ditor.

COVID-19 – Statistika (11 Gusht 2020)
Testime totale 47051
Raste pozitive  6676
Raste të shëruara 3480
Raste Aktive 2991
Humbje jete 205 (Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 1657
Durrës 360
Shkodër 253
Fier 129
Vlorë 107
Lezhë 104
Korçë 99
Kukës 96
Elbasan 69
Berat 49
Dibër 35
Gjirokastër 33

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë,

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • : 11/08/2020 19:40

    Nuk arrij ta kuptoj për ç'arsye të gjitha këto femrat që dalin dhe lexojnë çdo ditë listën me të vdekur dhe të sëmurë i lyejnë buzët me buzëkuq flakë të kuq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara

E rëndë në Elbasan/ Nëna kallëzim: Dy burra më përdhunuan djalin 31-vjeçar me aftësi të kufizuara