Manchester United ishte shumë pranë fitores së pestë radhazi, gjë që mungon prej një kohe të gjatë. Frank Ilett, tifozi më viral i 'Djajve të Kuq' ka 494 ditë pa u qethur, pasi ai premtoi se nuk do i shkurtonte flokët nëse ekipi i tij nuk merrte pesë fitore radhazi.

Barazimi 1-1 i United kundër West Ham në Londër bëri që edhe Frank Ilett mos e fitonte bastin, duke nisur sërish nga e para. Do duhet një kohë e gjatë që United t'i bëjë pesë fitore radhazi, ndërsa tifozi viral do duhet të mbajë flokët e paprekura.

"Në atë kohë mendova se sfida do të zgjaste tre ose katër muaj, por ka zgjatur shumë më tepër nga sa prisja. Jam shumë i emocionuar", tha Ilett për Marca në një intervistë.

"Ideja kryesore ishte t’i bëja njerëzit të qeshnin dhe t’u sillja një buzëqeshje në fytyrat e tyre dhe në fund u bë virale. Familja ime po argëtohet me të, megjithëse nuk mendoj se e prisnin të zgjaste kaq gjatë”, shtoi ai.

Historia ka tërhequr aq shumë vëmendjen e medies sa shumë njerëz tani po pyesin veten se çfarë do të ndodhë me flokët e Ilett pasi ai më në fund t'i presë, gjë që do zgjasë edhe disa kohë.

"Do t'ia dhuroj një organizate bamirësie që bën paruke për pacientët me kancer", zbuloi ai. Deri atëherë do duhet të kalojnë edhe shumë javë, deri sa United t'i bëjë pesë fitore radhazi, seri e cila u prish mbrëmjen e djeshme.


Lajmi kryesor:

Premier League/ Man. United ndalet pas katër fitoreve, West Ham e barazon 1-1! Chelsea hap fals në shtëpi, Tottenham shkarkon trajnerin