Shifra të larta të COVID/ 1143 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit

Shifra të larta të COVID/ 1143 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

Shifrat e koronavirusit vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u raportuan 1143 raste të reja nga 4083 testime të kryera.

Tirana vijon të mbetet qyteti me shifrat më të larta ditore ku këtë të mërkurë u raportuan 453 të infektuar.

Fatkeqësisht, gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 15 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 1,503.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53,616 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Duke filluar nga dita e nesërme do të hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID ku do të kufizohet lëvizja nga ora 20:00 – 06:00. E njëjta masë do të jetë dhe për baret e lokalet.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Janë kryer 4083 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1143 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 453 raste në Tiranë, 110 raste në Vlorë, 58 raste në Kuçovë, 57 raste në Fier, 35 raste në Sarandë, 34 raste në Shkodër, Berat , 27 raste në Durrës, Korçë, 26 raste në Elbasan, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Mallakastër, 20 raste në Kukës, 19 raste në Kurbin, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Malësi e Madhe, 13 raste në Gramsh, Skrapar, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Lezhë, Kamez, 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, Bulqize, Patos, 7 raste në Vau i Dejës, Peqin, 6 raste në Dibër, Kolonjë, 5 raste në Has, Librazhd, Përmet, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Devoll, Mat, Divjakë, Himarë, Maliq, 2 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Memaliaj, Finiq, Vorë, Libohovë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Tropojë, Delvine, Belsh, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53,616 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID.  8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri,  1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53 -94 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 10 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1,143
Të shëruar në 24 orë       683
Të shtruar në spitale        483
Humbje jete në 24 orë       15
Testime ditore               4,083
Testime totale            398,325
Raste pozitive              88,671
Raste të shëruara        53,616
Raste Aktive                 33,552
Humbje jete                   1,503

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     9556
Fier         2872
Durrës    1737
Elbasan  1489
Shkodër  1549
Vlorë       1650
Lezhë      1149
Korçë      1049
Berat        936
Gjirokastër 732
Kukës        478
Dibër          355

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:00
COVID-19/ Infektohen 2 nxënës dhe 1 mësues të shkollave në Berat

1611869059_koronavirusiitali.jpg

Në 24 orët e fundit në qytetin e Beratit u regjistruan 34 raste të reja me koronavirus.

Prej të infektuarve janë 2 nxënës të shkollave 9 vjeçare si dhe 1 mësuese në një prej gjimnazeve.

Gjithashtu janë infektuar dhe punonjës policie.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja