Masat e reja anti-COVD/ Nga nesër Shqipëria mbyllet në orën 20:00! Shkollat e mesme në 10 bashki mësim online, zgjatet sezoni i provimeve (VIDEO)

TIRANË- Duke nisur nga nesër, Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00 dhe jo në 22:00, siç është aktualisht, këtu përfshihet lëvizja e qytetarëve dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka prezantuar ditën e sotme masat e reja, të cilat erdhën si pasojë e rritjes së rasteve ditore. Këto masa do të jenë në fuqi deri më 25 shkurt, 2 javë vendimtare i ka cilësuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu, pasi në varësi të respektimit të këtyre  rregullave do të përcaktohet nëse do të ketë shtim të masave apo lehtësim të tyre në vijim.

Nisur nga ulja e grupshmoshave të të prekurve, është marrë vendimi që shkollat e mesme në 10 bashki që janë cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, të kalojnë në skenarin e tretë, pra të bëjnë mësimin online. Nga ana tjetër, pavarësisht kërkesës së studentëve për t’u rikthyer në autore, Ekspertët kanë deklaruar se një gjë e tillë nuk është e mundur. Megjithatë, për të lehtësuar këtë proces, ato kanë vendosur që të zgjasin sezonin e provimeve, me qëllim që testet që nuk mund të bëhen online të zhvillohen në klasa.

Ekspertët kanë vënë theksin se në Shqipëri ka dyshime të arsyeshme që janë futur varianti i ri britanik dhe ai afrikan, duke kujtuar që ky i fundit është 30% më agresiv. Për këtë, doktoreshë Silva Bino tha se janë dërguar në laboratorin në Londër, 50 motra të përzgjedhura. Theksi u vu në rritjen e të shtruarve në spitale si edhe te prekja e moshave të reja, ku tek ta virusi është në forma të rënda.

Masat e reja anti COVID
1.Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes - 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt - 25 Shkurt.
 2.Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes - 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt - 25 Shkurt.
3.Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt - 26 shkurt.
 4.Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet anti COVID.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:55
Manastirliu: Qeveria shqiptare ka siguruar vaksina për 800 mijë shqiptare, dozat e parë do të vijnë me 15 shkurt

1612957291_manasterliu.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka deklaruar se qeveria shqiptare ka siguruara vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptarë.

'Vaksina e Pfizer, dhe një seri vaksinash të tjera, janë vaksina me dy doza. Është një moment shumë i rëndësishëm, pasi vaksina është arma më e fuqishme për këputjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të kontrolluar pandeminë. Kemi përballë shumë të panjohura, jemi duke u përgatitur që të kemi në kohë informacionin në kohë reale. Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontraktimit me Pfizer dhe Covax vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptarë, ku përfshihen kategoritë e riskut. Është një plan vaksinimi, që përmban grupet e riskut. Ne kemi filluar me ata që janë në vijën e parë të luftës kundër infeksionit. Kemi vijuar dozën e dytë për personelin që u vaksina në fillim të janarit. Po rrisim dozat e vaksinimit dhe brenda shkurtit do të kemi dozat e reja të vaksinës nga Pfizer. Data 15 shkurt do të jetë dita e ardhjes së vaksinave. Parashikohet një kalendar i ardhjes së vaksinave në ditët dhe në javët në vijm.' tha Manastirliu.

Ora 12:48
'77% e kapaciteteve spitalorë janë të zëna' Fico ngre alarmin: Shumica e të shtruarve janë të rinj (VIDEO)

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka bërë me dije se ka një shtim të rasteve të reja ditore të personave të prekur me COVID. Fico tha se aktualisht 77%  e kapaciteteve spitalore në spitalet COVID janë të zëna.

'Mesatarja e rasteve ditore ka shkuar në 1080, pavarësisht numrit të rritur të testimeve, kemi një rritje të moshave nga 15-34 vjeç. Shpejtësia me të cilin po përhapet infeksioni, dhe të dhënat që kemi nga ISHP na tregojnë se kemi mundësinë e qarkullimit të mutacionit të ri të Covid. Duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, puna online, mësimi përmes internetit dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme. Edhe faktorët e tjerë si numri i të shtruarve në spitale dhe në terapi intensive, po vijojnë që të rriten. Mosha mesatare e shtrimeve në spitale është e ulur. Aktualisht 77% e kapaciteteve në spitalet COVID janë të  zëna. Ne kemi masa respektimi i të cilave është parësor i atyre që kemi pasur. Pavarësisht masave të reja duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, distancimi fizik, duhet të zbatohen dhe të gjithë bashkë.'- tha Fico.

Ora 12:43
Mutacionet e reja të COVID/ Bino: Kemi dërguar në Londër 50 mostra, dyshohet për variantin britanik dhe afrikan (VIDEO)

Doktoreshë Silva Bino ka bërë me dije se janë dërguar në Londër për të parë nëse një qytetar është prekur me mutacionet e reja të COVID 50 mostra. Dyshohet për variantin britanik dhe afrikan.

“50 mostra që po dërgohen në ISHP të Londër, janë mostra të përzgjedhura nga ri-infeksionet, nga ato që ne kemi dyshuar, së bashku edhe me laboratorët provat, të dyja llojet mund të jenë prezentë, ai i Afrikës së Jugut ose i Britani, nga rritja e numrit të infeksioneve, prekjes së moshave të reja. Këto laboratorë janë laboratorë referencë, të mbingarkuar, por ne kemi marrë konfirmimin që mostrat tona do të shikohen”, tha Bino.

Ora 12:39
Çomo: Të rinjtë po përjetojnë formë të rëndë të infektimit! Moshat e reja të prekura nga COVID pa sëmundje kronike! (VIDEO)

Shefja e Infektivit, doktoreshë Najada Çomo tha se ka pasur një formë të rëndë te moshat e reja, ku janë regjistruar edhe humbje jete.

"Forma të rënda të moshave të reja, shoqëruar dhe me humbje jete, fluksi është i përballueshëm., por i shtuar nga ana numerike dhe unë bëj thirrje që këto masa janë të detyrueshme, në terapi intesive është shtuar numri i pacientëve të shtruar dhe theksoj që është i përballueshëm fluksi, por ka një gjë që ne garantojmë punën tonë, por stërmundimi i bluzave të bardha, popullata shqiptare mund t’i përgjigjet vetëm me respektimin e masave sepse jemi për të mbrojtur shëndetin, do punojmë me çdo kusht deri kur të kemi pacientin e fundit, por popullata duhet të na ndihmojë”, tha Çomo.

Ajo shtoi se këta të rinj janë pa sëmundje kronike. 

“Janë persona pa sëmundje kronike, tashmë janë mosha të reja që janë nuk kanë sëmundje kronike, pra ka një ekspozim të lartë”, tha Çomo.

Ora 12:35
'Nuk do të ketë asnjë tolerancë', Manastriliu për zbatimin e masave Anti-COVID: Task-Forca do të jetë 24 orë në terren

1612957291_manasterliu.jpg

Ministrja e Shëndetësise Ogerta Manastirliu theksoi se këto dy javë janë vendimtare për parandalimin e përhapjes së virusit, ku theksoi se task forca do të jetë 24 orë në terren.

'Për rregullat që kemi aktualisht për masat ekzistuese dhe për masat e reja të sapo shpallura nuk do të ketë asnjë tolerancë. Task-forca do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave. Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Janë dy javë ku zinxhirit të infeksionit duhet ti vënë përballë zbatimin e zinxhirit të solidariteti mes nesh.

Në piramidën e të drejtave shëndeti ka qenë në majën e kësaj piramide. Tre janë fjalët kyçe. Na duhet mobilizim, respekt, përkushtim. Është një luftë që po vazhdon dhe zinxhirin e infeksionit do ta këpusim nga zinxhiri i solidaritetit.

Respekti për rregullat është respekt për jetën, për veten, dhe për të afërmit. Përkushtim për një tjetër sforco përkundrejt kësaj pandemie e cila ka vënë në vështirësi shumë serioze sistemet shëndetësore kudo në botë. Shumë kush mund të jetë i lodhur por virusi nuk është lodhur.'- tha ministrja.

Ora 12:23
Masat e reja/ Ndalim të lëvizjes në orën 20:00! Shkollat e mesme në 10 bashki mësim online, zgjatet sezoni i provimeve (VIDEO)

Komiteti Teknik prezanton masat e reja shtrënguese.

"Ndalimi i qarkullimi t nga ora 20:00 deri në 06:00 për 14 ditë, duke filluar nga nesër deri më 25 shkurt. Ndalimi i aktivitetet të të bareve dhe restoranteve nga ora 20:00 deri në 06:00

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz do aplikojnë skenarin online

Sezoni i provimeve për universitetit rekomandohet të zgjatet, kombinim online  dhe në monitor i provimeve", tha Manastiliu.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nismëtari: 10/02/2021 23:38

    Për mua,mund t'i mbyllni dhe Shkollat 9 vjeçare,deri në fillim të Marsit..

    Përgjigju
  • Bela: 10/02/2021 18:04

    Tani une jam pozitive per sa i perket vaksinave, mire kuptoj veshtiresite per furnizim dhe vleresoj cdo arritje ne kete drejtim. Po kete persertijen kemi nje plan qe se tregoni se kuptoj. Neper faqe interneti planet per cdo shtet i gjen online. Ne pse nuk e kemi kete plan? Qe te dime kur ns vjjen rradha p.sh? Plani behet ne baze te asaj qe dihet dhe qe pritet ma parashikime dhe plan B per mos artitjen per shkaqe te ndryshme. Eshte plan jo kontrate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë