Shifrat, 24059 ankesa të zgjidhura përmes 'Shqipëriaqëduam.al'

Shifrat, 24059 ankesa të zgjidhura përmes 'Shqipëriaqëduam.al'

Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.

Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 24059, ndërsa numri ankesave të regjistruar është 34261.

Në nivel vendor janë regjistruar 6281 ankesa dhe janë zgjidhur 2845. Ndërkohë në seksionin “Jam student, pyetja ime është…” janë regjistruar 1422 përgjigje të kthyera.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 13 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 3 raste nga Ministria e Drejtësisë, 7 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, 2 raste nga Ministria e Brendshme dhe 1 rast nga bashkia Tiranë.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 96 810, ndërsa numri i regjistrimeve të reja është 16764.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popi: 25/03/2020 23:01

    Rrespekte kshu e don ky popull se ndrryshe,do ngordhin si pulat,se nuk e ruan dot njeriu veten e tij.....rrespekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja