Gjatë javës së fundit në të gjithë vendin janë punësuar 741 persona vetëm përmes Zyrave të Punës.
Bazuar në statistikat e punësimit për periudhën 15-21 nëntor 2019 rezulton se në qarkun Berat janë regjistruar 12 të punësuar, në qarkun Durrës 129 të punësuar, në qarkun Fier 91 të punësuar, në qarkun Korçë 41 të punësuar, në qarkun Dibër 15 të punësuar dhe në qarkun Elbasan 106 të punësuar.
Ndërkohë gjatë së njëjtës periudhë në qarkun Gjirokastër janë regjistruar 25 të punësuar, në qarkun Kukës 12 të punësuar, në qarkun Lezhë 17 të punësuar, në qarkun Shkodër 26 të punësuar, në qarkun Tiranë 234 të punësuar dhe në qarkun Vlorë 33 të punësuar.
Komento