BULQIZË- COVID-19 ka mbyllur dyert e bizneseve në Bulqizë. 150 të papunë më shumë janë regjistruar nga muaji mars deri në muajin maj krahasuar me një vit më parë.
"50% të papunëve të shtuar janë punëkërkues që kanë dalë nga shkurtimet e vendeve të punës në subjekte të cilët trajtohen në pagesë papunësie", tha Jetmira Doda, Drejtore e Zyrës së Punës në Bulqizë.
Një tjetër shkak i rritjes së numrit të të papunëve në Bulqizë është edhe mbyllja e kufijve sipas Drejtoreshës së zyrës së punës.
"Pak a shumë te numri 60-70, pra te 50% e numrit të punëkërkuesve në këtë periudhë", u shpreh ajo.
Megjithatë heqja e masave shtrënguese ka sjellë edhe shifrat e para optimiste për punëkërkuesit. Gjatë periudhës së dytë të muajit maj janë regjistruar 20 të punësuarit e parë kryesisht në sektorin minerar.