Edhe pse numri i të prekurve me koronavirus në vend është mbi 300 çdo ditë, shumë qytetarë vijojnë të mos mbajnë maskat në ambiente publike, ku në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë gjobitur 756 persona me nga 3 mijë lekë.

Sipas Policisë së Shtetit në 24 orët e fundit janë shoqëruar në komisariat edhe 8 pasi nuk kanë dhënë mjet identifikimi, të cilët pas verifikimit dhe gjobitjes me nga 3 mijë lekë për mosmbajtje maske janë lënë sërish të lirë .

Policia  Shtetit vijon me thirrjet sensibilizuese për mbajtjen e maskës dhe zbatimin e masave për të parandaluar infektimin me COVID-19.