Shifrat e frikshme! Në 7 ditë humbin jetën 4 qytetarë nga aksidentet! Policia gjobit mbi 11 mijë drejtues mjetesh

Shifrat e vdekjeve nga aksidentet janë të frikshme përsa i përket javës së kaluar, nga e hëna e 10 majit deri të dielën e datës 16 maj. Burime nga policia rrugore konfirmojnë për Report Tv se në shtatë ditë janë katër të vdekur si pasojë e përplasjeve nga aksidentet në të gjithë vendin. Në mesin e tyre është edhe përplasja fatale e Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht.

Në vetëm shtatë ditë janë regjistruar 43 përplasje aksidentesh me 46 të plagosur lehtë, kryesisht shoferë por edhe pasagjerë. Mirëpo java e re ka nisur sërish me aksident me vdekje. 33-vjeçari Redi Karreci humbi jetën si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit.

Përplasja e rëndë ndodhi në fillim të rrugës “Sulejman Delvina”, shumë pranë shkollës “Vasil Shanto” rreth orës 01:30. 33-vjeçari po qarkullonte jashtë orës policore, ndërsa policia dyshon se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara kur ka humbur drejtimin e automjetit. Përplasja ka qenë aq e fortë me trafik-ndarësen, saqë ka humbur jetën në vend.

Nga data 10 deri në 16 maj janë konstatuar:

11.000 mijë gjoba

506 gjoba për shpejtësi

600 gjoba për mos vendosje të rripit

1.485 gjoba për përdorim celulari

620 gjoba për mospërdorim kaske

2254 gjoba për parakalim të gabuar

50 gjoba për pije alkoolike

51 të arrestuar në total

21 të arrestuar në gjendje të dehur

30 të arrestuar pa leje drejtimi

Këto statistika të frikshme vijnë në një periudhë kur janë miratuar në Kuvend ndryshimet e Kodit Rrugor që parashikojnë ndër të tjera ashpërsim për të gjithë shkelësit e rregullave. Krahasuar me ngjarjet e kriminalitetit dhe vrasjet, numri i aksidenteve është shumë më i lartë.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tomori: 17/05/2021 20:28

    Ooo njerz, të bëjm "VETING " edhe me ne që kemi patent shoferi! Shummica absolute do binte në VETING. Nuk kuptoin shenjat më elementare!

    Përgjigju
  • Liku: 17/05/2021 18:42

    Kaluan 30 vjet nga koha monizmit dhe akoma vazhdon kontrolli primitiv duhet radare elektronik qe gjobit cdo shkeles qarkullimit rrugor dhe nuk duhet te kete rrugeve polic qe me shume prishin trafikun

    Përgjigju
  • Goni: 17/05/2021 16:17

    Nuk rregullohet trafiku me metodat e kohes monizmit qysh ne kohen e italise me te njejti stil policia rrugore qe paguhet nga taksa paguesit asnje perparim nuk ben ne drejtim te trafikut vetem po shtohen aksidentet po gjobisin pa asnje rezultat te gjithe pergjegjesin e ka policia rrugore qe me metoda primitive asnje here nuk do e rregulloj trafikun ne BE nuk shikon asnje polic ne rruge se trafiku kontollohet ne menyre elekronike

    Përgjigju
    • A. N.: 17/05/2021 18:11

      O Goni fajin kryesor e ka populli dhe askush tjeter. Kalimtaret qe presin rrugen kudo dhe drejtues automjetesh qe ti quash kafshe eshte gjynah se do ofendosh kafshet.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë