Numërimi i votave në Kavajë po shkon drejt fundit teksa kanë mbetur edhe dy kuti për të mbyllur procesin.
 
Bastioni historik i Partisë Demokratike duket se ka ndryshuar me 180 gradë qëndrimin e tij ndaj politikës.
 
Deri më tani Partia Socialiste ka mundur të marrë 9965 vota kundrejt 9171 të Partisë Demokratike.
 
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mundur të fitojë 3147 vota.
 
Rezultatet në Kavajë për zgjedhjet parlamentare:
 
PS - 9965 vota
 
PD - 9171 vota
 
LSI - 3147 vota

Qytetarët e Kavajës në 25 qershor kanë votuar jo vetëm për kryeministër, por edhe për kryetar bashkie. Numërimi i votave për kreun e Bashkisë do nisë pas mbylljes së procesit të parlamentareve. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com