60 mijë vizitorë e kanë parë nga afër Kalanë e Rozafës në Shkodër vetëm në muajt janar-gusht të këtij viti. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se Kalaja e Rozafës, mbetet një nga destinacionet turistike më të vizitueshme në të gjithë Shqipërinë, ku për periudhën janar-gusht 2022 është vizituar nga 69.000 vizitorë”.
Vizitorët në Kalanë e Rozafës kanë vijuar me ecurinë positive edhe gjatë muajit gusht 2022 edhe në krahasim me vitin paraardhës 2021, duke reflektuar rritje të konsiderueshme të vizitorëve vendas dhe të huaj. 10 657 vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë atë gjatë muajit gushtit, 5 702 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2021.
Kalaja e Rozafës në vitin 2021 u vizitua nga mbi 51 mijë turistë vendas e të huaj. Rikualifikimi i kalasë së Rozafës përmes ndriçimit, një investim i Ministrisë së Kulturës, e ka kthyer atë në një atraksion turistik, të vizitueshëm për turistët vendas dhe të huaj edhe në mbrëmje.
Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: e Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22%
-
Jo
73.3%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1257
Lajme të tjera
-
‘Gjueti’ për peshkatarë të paligjshëm, 2 nën hetim! U kapën në breg të liqenit të Shkodrës
23 Shtator, 15:58
-
Po transportonin kundrejt pagesës 3 emigrantë nga India, vihen në pranga dy të rinjtë në Shkodër
23 Shtator, 11:41
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja e vajzave barazon me Hungarinë në Shkodër
22 Shtator, 19:11
-
‘Tempulli’ në Shkodër, në pranga 20 vjeçari, kapet duke shitur kanabis në lokalin pranë shkollës! Në hetim edhe 3 persona (Video)
22 Shtator, 15:49
-
3 të rinjtë nga Shkodra shkëlqejnë në festivalin INTEL AI, krijojnë projektin me inteligjencën artificiale për lehtësimin e trafikut
22 Shtator, 08:36
-
Shkodër/ Valter Fjerza u vra pa faj! Shkoi të ndante sherrin e të vëllait për parkimin, u qëllua me kallashnikov! Në kërkim autori dhe 3 të tjerë
22 Shtator, 08:35
-
Vritet 33-vjeçari në Shkodër, i vëllai e gjen të ekzekutuar jashtë makinës! Shkak dyshohet një konflikt në lokal (EMRI+VIDEO)
21 Shtator, 22:18
-
Plagosi me thikë të riun pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 3 ditë pas ngjarjes 17-vjeçari në Shkodër
21 Shtator, 11:51
-
Kanabis, dhunë dhe kundërshtim të policisë, vihen në në pranga 2 perosna në Shkodër! 3 nën hetim 1 në kërkim
20 Shtator, 11:35
-
Ekskluzive/ Sipërmarrja në Shqipëri kërkon 35 mijë punonjës! Fasoneria, turizmi e ndërtimi në ‘alert’! Gati 6 mijë të huaj u punësuan këtë vit
19 Shtator, 14:55
-
VIDEO/ Shkodër, digjet banesa në lagjen Dudas
19 Shtator, 14:36
-
Vidhnin energji elektrike nëpërmjet një linje të dytë, OSHEE padit 5 bujtina në Theth dhe një pulari në Shkodër
19 Shtator, 08:39
Shifrat qe na jepen jo vetem per Rozafen por dhe per mbare turizmin ne vendin tone jane mjaft te kenaqeshme por une nuk kuptoj nje gje,çfar te mirash ka pare populli nga keto dhe ku shkojne keto para !?
PërgjigjuNe xhep te mafjozave.