Tomini për Report Tv: Marrin dozat e dyta Sinovac kujt iu shty data! Do preferoja të hiqeshin maskat në ambientet jashtë

Situata e pandemisë në vendin tonë ka shënuar përmirësime të dukshme, ku shifrat e të infektuarve, të intubuarve në spitale por edhe të viktimave për shkak të COVID kanë shënuar ulje të ndjeshme, aq sa Komiteti Teknik i Ekspertëve është në shqyrtim të lehtësimit të masave si heqje e maskave në ambientet e jashtme apo heqja e orës policore.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë.

"Të gjithë do e donim një lehtësim të masave, megjithatë duhet t'i gëzohemi faktit që Shqipëria ka qenë me masa të moderuara dhe pandemia ka ecur në nivele të ulëta siç jemi aktualisht. Në fund të majit shpresojmë  të lehtësim të masave në orar apo edhe për bizneset. Deri në këto momente do të vijojmë më këto masa. Unë do të preferoja një lehtësim për sa i përket maskave të mbajtura në ambientet e jashtme, megjithatë duhet të jemi të rezervuar përkundrejt situatës pasi Europa sapo është lehtësuar nga pandemia dhe besojmë që në fund maji mund të ketë lehtësime", tha Tomini.

Në lidhje me vonesën e krijuar për marrjen e dozave të dytë të vaksinës Sinovac, Tomini sqaroi se me ardhjen e dozave të reja ditën e djeshme prej 60 mijë dozave Sinovac dhe me pritjen e 500 mijë dozave të tjera nga kompania kontraktuese do të vijohet me vaksinimin masiv.

Tomini tha se doza e dytë e vaksinës do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes për të vendosur se kur dhe ku duhet të shkojnë për bërjen e saj. Tomini sqaroi se doza e dytë nuk mund të bëhet para kohe , por nuk ka probleme nëse ajo bëhet me vonë.  

"Do të operohet me të gjithë dozat e ardhura përkundrejt dozave të dyta të aplikuara në popullatë këtu kishte një ngërç të vogël. Çdo individ që ka pritur dozën e dytë për të bërë Sinovac duhet të kontaktojë me mjekun e familjes se ku do të orientohet dhe ditën që do e bëjë. Është shumë e rëndësishme që para datës së rekomanduar nuk mund të aplikohet doza e dytë, por pas kësaj date nuk ka asnjë problem. Në bazë të një grafiku të caktuar qytetarët do të njoftohen nga mjeku i familjes për të marrë dozën e dytë", tha Tomini.

 Sipas Tominit deri tani është vaksinuar me një dozë 22-23 % e popullsisë dhe 11 % me dy dozat e vaksinës.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë