Shifrat/ Shqipëria, testimet dhe krahasimi me vendet e rajonit

Shifrat/ Shqipëria, testimet dhe krahasimi me vendet e rajonit

Në ditët e fundit, numri i testimeve të realizuara për zbulimin e rasteve nga coronavirusi është shndërruar në një debat të nxehtë politik.

Aktualisht, në vendin tonë janë identifikuar 377 qytetarë pozitivë me virusin vdekjeprurës, në një total prej 2 571 testimesh të realizuara. Sipas faqes së specializuar “Wordometer”, kjo përkthehet me një numër prej 893 testimesh për një milionë banorë.

Me këtë numër testimesh, ndryshe nga sa pretendohet se Shqipëria realizon shumë pak testime në krahasim me vendet europiane, rezulton që pozicionohemi në mes të renditjes dhe shumë më mirë se disa vende të zhvilluara, mes tyre një vend i goditur rëndë nga virusi, si Japonia.

Tokio zyrtare raporton për 3 654 raste të konfirmuara, në gjithsej 44 mijë testime të realizuara, që korrespondojnë në vetëm 354 testime për një milionë banorë.

Shqipëria gjithashtu realizon më shumë testime për frymë se Serbia dhe disa vende të tjera të rajonit.

Megjithatë, është e vërtetë që vendi ynë realizon më pak testime për frymë se Italia, Spanja apo vende të tjera europiane, por kjo nuk është një e dhënë absolute dhe ka nevojë për një shpjegim të mëtejshëm.

Kjo sepse me përjashtim të Koresë së Jugut dhe Gjermanisë, dy vendet e vetme në botë ku është përzgjedhur të testohet një numër sa i madh i popullsisë, në vendet e tjera të botës testohen vetëm personat që paraqesin simptoma. Kjo eshte edhe qasja e ndjekur nga vendi yne.

Natyrisht, një vend si Italia dhe Spanja, ku vdekshmëria është 260 për 1 milionë banorë, kanë shumë herë më tepër raste se një vendi si Shqipëria, me një vdekshmëri 7 për 1 milionë, e per rrjedhoje shume e teper tampone te realizuar.

Për këtë arsye, krahasimi me keto vende është në rastin më të keq dashakeqës dhe në rastin më të mire spekulativ. Natyrshëm, një vend që regjistron shumë më pak raste të konfirmuara apo të dyshuara, do të testojë shumë më pak qytetarë.

Eventualisht, numri i testimeve, pothuajse në asnjë vend dhe as në Shqipëri nuk është një zgjedhje politike, por një vendim i specialistëve të sektorit.

Shqipëria realizon aq testime sa rekomandohen nga ekspertët e ISHP dhe epidemilogjisë. Nëse ky numër do të rritet apo jo varet pikë së pari nga ecuria e sëmundjes në javët në vazhdim, si dhe nga kërkesat e ekspertëve të sektorit, e jo nga një vendim politik as i qeverisë dhe aq më pak i opozitës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen