Shijak, atentat Dashamir Gjokës
shpëton falë makinës së blindua

Shijak, atentat Dashamir Gjokës<br />shpëton falë makinës së blindua
Një atentat me armë zjarri i është bërë ditën e sotme, në hyrje të Shijakut Dashamir Gjokes..

Mësohet se ndaj Gjokës është qëlluar 15 herë me automatik ndërsa ishte në makinë e tij të blinduar sëbashku me gruan dhe fëmijët.

Pas të shtënave Gjoka nuk e ka ndaluar makinën, por ka vazhduar të ecë me makinë në drejtim të rajonit të policisë.

Gjoka ishte me gruan dhe femijet ne makine
Fatmirësisht nuk nga atentati nu ka  viktima ose të plagosur, pasi Gjoken me gruan dhe femijet i ka shpetuar makina e blinduar me te cilen po udhetonin.

Ndërkohë që nuk ndihet personi i cili ka qëlluar me armë. Ai është larguar nga vendngjarja pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa, fillimisht policia dyshoi se bëhej fjalë për një person të dehur.

Policia ka  shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Kush është Dashamir Gjoka
Dashamir Gjoka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ndaj tij është e hapur një çështje për pastrim parash. 
 
Ndaj tij filloi një hetimin pasuror, pas dyshimeve se Gjoka i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se me vendimin e Gjykatës së Apelit të Milanos, Itali, të datës Gjoka u prangos 2 vite më parë pas një kërkesë të palës italiane për ekstradimin e tij.

Gjyqësori bllokoi ekstradimin ne Itali
Kjo kërkesë nuk u ekzekutua asnjëherë pasi gjyqësori shqiptar në të tre shkallët e tij ka refuzuar ekstradimin dhe pse Prokuroria e Durrësit e lejoi atë.

Pas kësaj, në zbatim të ligjit Antimafia ka nisur hetimi pasuror për Dashamir Gjokën, i cili tashmë duhet që para drejtësisë shqiptare të justifikojë pasurinë e tij e cila në mungesë të burimeve të ligjshme sipas akuzës do të kalojë në fazën e konfiskimit. 

Sipas akuzës, Gjoka rezulton si kreu i një organizate të trafikut të prostitucionit në Itali dhe pasurinë e vendosur në Shqipëri dyshohet se kanë ardhur nga aktivitet i paligjshëm i shfrytëzimit të prostitucionit në zonën e Milanos dhe Puglias.

Pasuria e sekuestruar
Në total pasuria e paluajtshme është 11 mijë m2 katror truall mbi të cilat Gjoka ka ndërtuar bizneset dhe banesat e tij si dhe 15.300 m2 tokë arë.

Ndërsa, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda  vendosi me datë 4 mars të këtij viti, konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme të regjistruara në emër të Dashamir Gjoka.

Pasuria e konfiskuar
Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të përshkruar si më poshtë;

· Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;

· Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;

· Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;

· Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;

· Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.

 Vlera totale e pasurive të konfiskuara është llogaritur në vlerën prej rreth 200.000.000 lekë (te reja).



Njoftimi i plotë i policisë:
Shijak.

Informacion paraprak.

Më datë 23.08.2017, rreth orës 14:05, në vendin e quajtur "4 Rrugët- Shijak" , në afërsi të Komunës Xhafzotaj është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz , me drejtues shtetasin D.GJ.

Nuk ka persona të lënduar.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.


[gallery]23584[/gallery]
Redaksia Online
D.T/J.Sh/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja