Shijak, Gjokën tentuan ta vrasin
dy vëllezër për borxhet e 1997

Shijak, Gjokën tentuan ta vrasin<br />dy vëllezër për borxhet e 1997
Vëllezërit Kërtalla nga Shijaku janë vënë nën hetim nga policia dhe prokuroria e Durrësit, si të dyshuarit kryesorë për tentativën e vrasjes së Dashamir Gjoka në Xhafzotaj. Policia ka dyshime se dy vëllezërit E.Kërtalla 32 vjeç dhe M.Kërtalla 36 vjeç qëlluan ndaj Dashamir Gjokës 25 herë, ku vetëm 15 plumba kapën makinën.

Në momentin e goditjes Gjoka ka qënë në prezencë të tre vajzave të tij, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka depërtuar brenda në makinë, për shkak se automjeti që përdorej atë ditë nga Gjoka ka qënë i blinduar. Sipas një burimi pranë prokurorisë së Durrësit, automjeti që u sulmua me armë, nuk ka qënë i rregjistruar në pronësi të Gjokës.

Njëherësh dhe policia lokale e Shijakut nuk ka pasur asnjë të dhënë operative për prezencën dhe lëvizjen e Dashamir Gjokës, me një automjet të blinduar. Vetë policia lokale e Shijakut për këtë ngjarje kriminale të ndodhur në mes të ditës është vënë në dijeni nga Gjoka, i cili është paraqitur së bashku me tre vajzat dhe makinën e blindur në policinë e Shijakut.
 
Dëshmia e Gjokës
Gjoka nuk ka qënë në gjëndje të identifikonte autorët, por u ka thënë hetuesve se ishte duke shkuar drejt Shijakut, dhe se një makinë i është afruar paralelisht dhe e ka qëlluar me breshëri në mënyrë të rufeshme. “Unë dhe vajzat u tmerruam kur dëgjuam të shtënat. I dhashë gaz makinës për të mos më kapur më plumbat dhe jam drejtuar direkt për në komisariat. Nuk e di kush më ka bërë atentat. Fati i madh që shpëtuam, pasi makina ishte e blinduar” mosohet të jetë shprehur Dashamir Gjoka në dëshminë që ka dhënë përpara grupit të hetimit.

Hetimet
Megjithëse Gjoka nuk ka qënë në gjëndje të bënte identifikimin e personave, nga ana e saj nëpërmjet informacioneve operative, policia e Durrësit në një komunikatë për shtyp thotë se autorë të kësaj tentative vrasje janë dy vëllezërit E.Kërtalla 32 vjeç dhe M.Kërtalla 36 vjeç. Më tej në komunikatë sqarohet se:”…gjatë kqyerjes në vendin e ngjarjes u fiksuan në cilësinë e provës materiale 26 copë gëzhoja, model 56, kalibër 7.62 mm. Në cilësinë e provës materiale është bllokuar dhe mjeti tip “Benz”,  në të cilin dyshohet se kanë qenë dy autorët e dyshuar në momentin e goditjes me armë zjarri…”.

Një burim pranë prokurorisë së Durrësit i tha gazetës “Shqiptarja.com” se policia ka referuar informacion për dy vëllezërit Kërtalla, pasi daja i tyre ka pasur një konflikt gjatë vitit 1997 me Dashamir Gjokën. Shkak i këtij konflikte të hershëm, kanë qënë fajdet financiare mes palëve dhe sipas informacioneve operative, dy vëllezërit kanë dashur të hakmerren. Prej 24 orësh dy vëllezërit nuk janë gjetur nga policia e Durrësit dhe e Shijakut, madje dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, ata nuk janë gjendur. Tashmë polici-prokurori janë duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e dy vëllezërve Kërtalla, me qëllim sqarimin e plotë të pozicionit të tyre në këtë ngjarje. Ndërkohë momentalisht çështja kundër tyre është rregjistruar për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentative dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjoka gjykohej për pastrim parash
Gjithashtu në gjykatën e Durrësit Dashamir Gjoka ka qënë në process gjykimi, pasi ndaj tij prokuroria e këtij qyteti kishte ngritur akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.Një burim pranë prokurorisë tha se Gjoka për këtë akuzë ka marrë pafajësi. Ndërkohë sipas një njoftimi zyrtar të muajit Mars 2016,Prokuroria ka dërguar për gjykim shtetasit Dashamir Gjoka, duke e akuzuar për pastrim parash dhe krijim të asetesh pasurore me financime që rrjedhin nga aktiviteti kriminal në Itali, si shfrytëzim të prostitucionit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, vepra penale të kryera gjatë viteve 2002-2003.

“Pas veprimtarisë kriminale në Itali, i pandehuri Gjoka ka investuar në prona të paluajtshme në Shqipëri, duke ndërtuar kompleksin tregtar dhe godinën e shërbimit. Prokuroria e Durrësit konstaton se ai i ka investuar në ndërtimin e këtyre dy objekteve me qëllim me qëllim fshehjen e mbulimit të natyrës, burimit të paligjshme të këtyre parave”-thuhet në njoftimin zyrtar të akuzës. Prokurorisë së Durrësit i rezulton se i pandehuri Gjoka ka kryer disa herë veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, në formën e fshehjes apo mbulimit të natyrës së pasurisë, pasi nëpërmjet parave të përfituara nga krimet e kryera ka ndërtuar deri në vitin 2006.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja