Një 28-vjeçar nga Peqini është shpallur në kërkim nga policia në Shijak, pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene.

Policia bën me dije se i riu, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 05.10.2025, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.