TIRANE-  Një 32 vjeçar është arrestuar me një pistoletë TT teksa po lëvizte me një furgon që po transportonte edhe fëmijë të shkollës 9 vjeçare.

Fatmir Bylyshaj, ishte fatorino i furgonit të pasagjerëve të linjës Sukth-Hamallaj, i cili ishte konfliktuar para disa ditësh me një shofer tjetër dhe me kete furgon po shkonte të zgjidhte hesapet me personin në konflikt.

Ndërhyrja në kohë e policisë së Shijakut ka bërë të mundur arrestimin e 32 vjecarit me një pistoletë së bashku me krëhërin dhe 7 copë fishekë në furgonin ku udhëtonin edhe 15 të rinj futbollistë, të cilët do të vizitonin pikën turistike të Ardenicës.

Bylyshaj ishte person i njohur për policinë, pasi ishte dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale si plagosje me trupin e armës së zjarrit, kanosje me armë zjarri, prishje e rendit, armëmbajtje pa leje, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, disa plagosje me mjete të forta si shkop bejzbolli etj.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)