Dy laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave janë sekuestruar në Shijak, ndërsa janë arrestuar 3 persona si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Mësohet se nga operacioni 'Kriptofarm', në pranga kanë rënë Liserxhio Xhaferaj dhe Ardian Çekiçi. Ndërsa një nga të shpallurit në kërkim, Enxhi Hasa, është administrator i kompanisë 'CRYPTO ËORLD 2'. Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë me inicialet M.Gj, E.H dhe Th.Z, banues në Tiranë.
Këta persona kishin ngritur 2 laboratorë për prodhimin e kriptomonedhave, një në fshatin Pjezë dhe tjetri në fshatin Fllakë, teksa kishin investuar 1 milion euro për ngritjen e strukturave. Ndryshe nga rastet e tjera të prodhimit të kriptomonedhave në vend, këta persona nuk vidhnin energji elektrike, por rrymën e nevojshme e siguronin nëpërmjet paneleve diellore.
Sipas Policisë, ata kishin kërkuar të regjistronin aktivitetin e tyre, por nuk ishin legalizuar pasi Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk i kishte lejuar.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi 631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme, 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave, pajisje elektronike për shpërndarjen e internetit, pajisje kompjuterike të lëvizshme dhe dokumenta të ndryshme të subjekteve, fatura financiare, shënime të ndryshme etj.
Policia duket se ka nisur një operacion të gjerë kundër laboratorëve që merren me prodhimin e kriptomonedhave, ku një ditë më parë një rast i tillë u godit po në Shijak, ku u arrestua edhe një person.
/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
45.1%
-
Të gabuar
50.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 11607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Identifikohet një nxënës me meningjit në Durrës/ Tomini në Report Tv: Izoluam përhapjen, u ndoqën 95 persona që kishin kontakt me të
14 Shkurt, 15:16
-
Durrës/ Baste sportive ilegale, një i arrestuar dhe një tjetër nën akuzë! Në kërkim edhe pronarët e 2 lokaleve
14 Shkurt, 14:30
-
Apeli Administrativ rrëzon kërkesën e këshilltarëve të opozitës për parkimet me pagesë në Durrës! Myshketa: Rekurs në Gjykatën e Lartë, prek qytetarët (VENDIMI)
14 Shkurt, 12:20
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
13 Shkurt, 21:00
-
Vlorë/ Arrestohet shoferi 54-vjeçar, në bagazhin e taksisë iu gjet një automtatik 4 ditë më parë! Bashkëpunoi me një 17-vjeçar për të trafikuar armën
13 Shkurt, 15:50
-
Durrës/ Kërcënoi me armë zjarri një të ri, arrestohet 25-vjeçari! Në pranga edhe një tjetër për dhunë në familje
12 Shkurt, 13:08
-
Durrës/ Kontrabandonin 23 iPhone 16 Pro Max dhe dy laptopë, arrestohen 2 persona në Port (EMRAT)
11 Shkurt, 15:58
-
Durrës/ 14-vjeçari me meningjit rëndë në spital! Drejtoresha: Ambientet nuk u dezinfektuan, më njoftuan veç për antibiotikët! Ka panik, prindërit nuk i sjellin fëmijët në shkollë
11 Shkurt, 15:09
-
Durrës/ Autor i 4 vjedhjeve, arrestohet 31-vjeçari (EMRI)
11 Shkurt, 14:13
-
Guardia di Finanza dhuron dy anije, Vengu: Forcim i sigurisë kufitare dhe luftës kundër trafiqeve
11 Shkurt, 13:31
-
Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, në kërkim një 22-vjeçar! Vijon puna për identifikimin e tjetrit
11 Shkurt, 10:17
-
VIDEO/ Besëlidhja mposht Vllazninë në finale, rikthehet të fitojë Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj
9 Shkurt, 19:29