Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë dhe dokumentojë autorin e plagosjes së policit bashkiak në Durrës duke bërë të mundur edhe prangosjen e autorit.
 
Sipas policisë, Renato Shahini, 39-vjeç, nga Shijaku ka tentuar që të vrasë me armë zjarri Shpend Limën në 15 mars të këtij viti në Lagjen "Popullore", Shijak, në afërsi të banesës ka qëlluar me armë zjarri ndaj Shpend Lima, 43-vjeç, që është edhe punonjës i Policisë Bashkiake Shijak.

Lima u qëllua në pjesën e fundshpinës, por tani ai ndodhet në dhomat e paraburgimit të I.E.V.P Durrës pasi atij i'u gjet dhe i'u  sekuestrua një armë zjarri pistoletë, tip Makarovë dhe 6 fishekë.
 
Vrasja u parandalua nga policia, pasi efektivat e policisë e kishin mbajtur nën mbikqyrje Limën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje  kriminale midis tij dhe Renato Shahini.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)