SHIJAK- Vetëvaret kunata e Shaban Norjes, i cilësuar si “monstra” i Shijakut, i cili u akuzua për masakrimin e 18-vjeçares, Ajshe Vata, vitin e kaluar në komunën Gjepalaj.
Policia e Shijakut konfirmon se 67-vjeçarja Xhemalije Norja, bashkëshortja e vëllait të Shaban Norjes është gjendur e vetëvarur në një kasolle pranë banesës së saj në fshatin Likesh, Komuna Gjepalaj, Shijak.
Uniformat blu konfirmojnë zyrtarisht se sipas të dhënave paraprake, 67-vjeçarja është vetëvarur në kushtet e depresionit, pasi ajo prej kohësh vuante nga sëmundja e diabetit.
Po ashtu, sipas të afërmëve të viktimës, një tjetër shkak që mund të ketë çuar gruan në vetëvarje janë dhe depresioni i shkaktuar nga disa probleme familjare.
Policia vijon hetimet për shkaqet e vërteta të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com