Shijak, vidhnin telat e bakrit për
skrap, arrestohen tre shtetas

SHIJAK- Një grup kriminal që vidhte telat e bakrit për t’i shitur ata për skrap është kapur sot nga forcat e Policisë së Shijakut.
Operacioni i quajtur “Radiostacioni” ka vënë në pranga shtetasit: Jetmir Dedaj, 19 vjeç, banues në Xhafzotaj; Ismail Dedaj, 18 vjeç, banues në Xhafzotaj; Mirjan Dedaj, 19 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Tre shtetasit e sipërcituar janë kapur në orën 2.00 të mëngjesit të sotëm, duke vjedhur tela bakri në antenat e Radiostacionit Rreth, në Komunën Xhafzotaj.
Në cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve iu gjetën dhe sekustruan sendet e vjedhura, një palë pinca, një palë gërshërë, doreza e materiale të tjera që shërbenin për prerjen e telave.

Materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.
Në vijim, nga puna hetimore e ndërmarë, u arrit të dokumentohet me prova ligjore se të tre të arrestuarit në bashkëpunim me shtetasit Kastriot Tërshalla, 31 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj, Adriatik Tërshalla, 23 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, në kohë të ndryshme gjatë periudhës së fundvitit 2013 dhe fillimit të vitit 2014, kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera në Radiostacionin Rreth.
Kastriot Tërshalla dhe Adriatik Tërshalla u shpallën në kërkim prej policisë.

“Më datë 12.01.2014 kanë vjedhur një sasi prej 540 metër linear tel bakri në Antenat e Radiostacionit të Rrethit, të cilin e kanë shitur në një pikë grumbullimi skrapi në Tiranë; ngjarje për të cilën ka filluar procedimi penal pa autor në vitin 2014, i cili ishte në hetim nga ana jonë. Më datë 20.12.2013 kanë vjedhur një sasi prej 500 metër linear tel bakri në Antenat e Radiostacionit të Rrethit të cilën e kanë shitur në një pikë grumbullimi skrapi në Tiranë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Durrësit.
"Nga analizimi i provave dhe hetimet e para të zhvilluara rezulton se këta persona realizonin vjedhjet, duke u organizuar dhe funksionuar në formën e një grupi kriminal".

Policia po punon në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës “për bashkimin e këtyre procedimeve dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tij në tendencën e vjedhjes”.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve