Shijaku në rindërtim, Arbana për Report TV: Në dhjetor 130 familje marrin çelësat e apartamenteve! 31 pallate po rindërtohen në total

Shijaku ishte një nga zonat më të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, ku plot 31 pallate u desh të shembeshin dhe rindërtoheshin nga fillimi pasi pësuan dëme të mëdha. Kur pak ditë na ndajnë nga dy vjetori i tërmetit tragjik, gjatë këtij muaji dhjetor pritet që 130 familje të marrin çelësat e banesave të tyre, ku 6 pallate do të kenë përfunduar nga 31 që janë në total. Ndërsa pjesa tjetër e pallateve pritet të përfundojë në mars të 2022.

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana tha për Report Tv se aktualisht 21 pallate po ndërtohen në lagjen e re të Shijakut dhe janë në fazën e karabinasë, ndërsa 31 pallate janë gjithsej në të gjithë Shijakun. Ai tha se janë 658 familje që do të marrin çelësat e apartamenteve të reja, ndërsa banesat individuale kanë përfunduar dhe do u jepen 802 familjeve.

“Janë 25 mijë metra katror po kthehet në një lagje të re ku po ndërtohen 21 pallate. Në Shijak u shembën 31 pallate dhe të gjitha janë në proces rindërtimi dhe gjatë dhjetorit në 6 prej këtyre pallate të fillojë shpërndarja për 130 familjet. Aktualisht 21 pallatet sot janë në fazën e karabinasë. Jam 1480 familje që marrin grante. Në total janë 802 familje me banesa individuale ka mbarur ndërtimi. Ndërsa nga ndërtimi i 31 pallateve në Shijak janë 658 familje që janë përfitues dhe do marrin apartamentet. 6 prej këtyre pallateve janë drejt fundit dhe në dhjetor do të shpërndahen për familjet, ndërsa pjesa tjetër do të jetë gati në Mars 2022”, tha Arbana.

Pak ditë më parë filloi edhe shpërndarja e apartamenteve dhe banesave individuale në zonën e Bubqit në bashkinë e Krujës, ndërsa edhe në Vaqarr të Tiranës familjeve iu dhanë çelësat e banesës së tyre të re 20 familjeve dhe do të vijojë edhe me të tjerat. Në njësitë administrative Bërzhitë, Baldushk, Krrabë, Vaqarr, Petrelë dhe Lagjen 13 janë gjithsej 510 banesa individuale që përfitojnë nga Programi i Rindërtimit nga të cilat 381 kanë përfunduar. Në Njësinë Administrative Vaqarr ka përfunduar edhe ndërtimi i infrastrukturës publike dhe gjithashtu do të ndërtohet shkolla e re dhe po vazhdon puna në Ndroq, Baldushk, Zall Herr për 182 shtëpi të reja.

 

 

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja