‘Shijo gjërat e vogla në jetë, se më vonë i kupton rëndësinë’, ndërron jetë gjyshi ynë i preferuar

‘Shijo gjërat e vogla në jetë, se më vonë i kupton rëndësinë’, ndërron jetë gjyshi ynë i preferuar

Aktori Ed Asner

“Shijo gjërat e vogla në jetë, sepse pas shumë vitesh do të kuptosh se ato kanë qenë të mëdha”, kjo është shprehja e bukur të cilën e ka thënë gjyshi ynë i preferuar nga filmi vizatimor “Up”.

Ai është aktori, Ed Asner! Fituesi e 7 çmimeve Grammy, aktori i të paktën 50 filmave dhe i preferuari për të vegjlit, gjyshi Carl i cili mbylli sot sytë përgjithmonë..

Lajmin e ka bërë me dije familja e tij përmes një njoftimi të hidhur në rrjetin social Twitter: Na vjen keq të themi se i dashuri ynë vdiq këtë mëngjes në mënyrë paqësore. Fjalët nuk mund të shprehin trishtimin që ndjejmë. Me një puthje në kokë, natën e mirë baba. Ne të duam”, thuhet në deklaratën e familjarëve të tij.

Asner është interpretuesi mashkull më i dekoruar në historinë e Emmy dhe mori çmimin Screen Actors Guild Life Achievement Award në 2001.

Ai është gjithashtu ka marrë gjithashtu pesë çmime Golden Globe dhe fitoi yllin e tij në Walk of Fame të Hollivudit në 1992.

 Së fundmi aktori u bë edhe i preferuari i të rinjve me rolin e tij ikonik të gjyshin Carl në filmin “Up”

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive