Sebastian Koltesku, rumuni 47-vjeçar, u bë protagonist i një ngjarje të paprecedentë të martën në Champions League në ndeshjen Paris SG-Basaksehir. Kjo pasi arbitri i katërt lëshoi një frazë raciste ndaj një pjestari me ngjyrë të ekipit turk, duke iu drejtuar ‘shikoje kush është ai i ziu atje’.
Kaq mjaftoi që stafet e dy skuadrave t’i kërkojnë llogari arbitri, e për pasojë të largohen nga fusha. Pas këtij skandali UEFA njoftoi se ka nisur një hetim, ndërsa ndeshja do të vazhdojë sot nga minuta e 10 në orën 18:55.
Por kush arbitri Koltesku?
43-vjeçari Sebastian Koltesku i lindur në Kraiovë në 1977, numëron në karrierën e tij 364 ndeshje, në të cilat 273 në elitën e futbollit rumun. Kjo e mbrëmshmja nuk ishte ndeshja e tij e parë në Europë, ku ka regjistruar 9 prezenca mes Champions-it dhe Ligës së Europës. Një arbitër ndërkombëtar që ka gjykuar edhe 7 ndeshje kombëtaresh.
Këto, për të treguar se nuk i ka munguar eksperienca për ta vendosur veten në një situatë të tillë. Në tetorin e vitit 2008, ai u bë protagonist edhe i një kërcënimi me vetëvrasje “Lërmëni të qetë” ulëriti një natë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa ngjitej duke kërcënuar se do të hidhej nga dritarja e apartamentit të tij 10 metra mbi tokë.
Një shembull pak i lumtur nga jeta e tij, por që nga pikëpamja profesionale, në moshën 27-vjeçare ai kapërceu direkt nga kategoria “C” në “A”, për të hyrë më pas në listën e FIFA-s. Por pas ngjarjes së djeshme, zor se Koltesku do të falet nga UEFA dhe do të gjykojë më një ndeshje ndërkombëtare.
Komente










