Këngëtarja shqiptare Ingrit Gjoni është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në rrjetet sociale një foto se si dukej kur ishte fëmijë.
‘Unë 9 vjeç’ shkruan këngëtarja krah fotos.
Ka qenë motra e saj regjisorja, Inis Gjoni që ka vënë në dukje për të gjithë ngjashmërinë e Ingritit të vogël me mbesën e saj.
“Po që më ngjan si Coco-Antonel te kjo foto”-shkruan Inisi poshtë fotos së publikuar.
Dhe ngjashmëria e tyre është me të vërtetë e madhe. Kohët e fundit Ingrit ka qëndruar larg tregut muzikor.
Komento