E ka akoma shoqe? Ingrit Gjoni flet për ‘sherrin’ me Çiljetën: Ju tregoj arsyen përse jemi zënë

E ka akoma shoqe? Ingrit Gjoni flet për ‘sherrin’ me Çiljetën: Ju tregoj arsyen përse jemi zënë

Ingrid Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga

Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga, kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë ato kanë pasur edhe disa bashkëpunime të suksesshme me njëra tjetrën si “Puçi puçi”, “Mike dhe Rivale”.

Ingrit Gjoni gjatë bisedës në një emision televiziv foli edhe për miqësinë e saj më Çiljetën. Ajo madje tregoi se vajzat janë zënë një herë për një laps sysh, por sigurisht që miqësia e tyre vazhdon edhe sot.

“Kam kujtime me Çiljetën, kam kujtime me shumë kolegë. Çili është shumë mirë, dikur jemi zënë për një laps sysh. Kam shumë kujtime me të. Miqësia me Çilin sigurisht vazhdon”- tregoi këngëtarja në “Më Lër të Flas.”

Më tej Ingriti tregoi edhe disa detaje të tjera për sherrin, ku tregoi se pas zënkës vajzat kishin kënduar në skenë, por mëngjesin tjetër ato e kishin harruar zënkën e lapsit dhe miqësia e tyre mbetet e palëkundur edhe pas kaq vitesh.

“Nuk e di sesi dolëm të këndonim para 1 mijë vetave pasi ishim zënë për një laps sysh” rrëfeu Gjoni. “Një mikesha jonë na solli një laps dhe ne sikur po ndanim pronat, “jo ma dha mua e jo ta dha ty”, por e kishim shumë seriozisht zënkën. Na mbeti shumë hatri kemi kënduar gjatë gjithë natës me inat, por të nesërmen kur shkuam të hanim mëngjes, e harruam fare” përmbylli rrëfimin e saj këngëtarja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxxx: 30/10/2022 15:32

    eh k****....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë