I dashur z.Rama (Shinasi),
Pata fatin të lexoj intervistën tuaj për Shqiptarja.com, që sigurisht do të botohet krah këtij komenti. Ju flisni për librin tuaj “Përrallat e Tranzicionit...” pjesë e të cilit jam dhe unë, gazetarja, Anila Basha.
Për faktin, se dashje pa dashje, më keni vendosur në grupin e tretë të atyre që ju i konsideroni si “Paria e Tiranës”. Jam e bindur se këtë vendosje e keni bërë për shkak të punës disa vjeçare timen si drejtuese e Gazeta Shqiptare, dhe tanimë, si drejtuese e “Shqiptarja.com”, aq sa jam e sigurt, se në jetë, veç kontakteve telefonike dhe e-maileve, ne të dy, nuk kemi pasur asnjë komunikim tjetër. Megjithatë, shqiptarja.com, është një gazetë e hapur, dhe ndoshta ju për këtë arsye, pranuat të bënit intervistën tuaj të parë me këtë gazetë për promovimin e librit “Përrallat e tranzicionit...”. Por ju thoni në intervistë se paria për ju (aty ku në radhën e gazetarëve më futët edhe mua) është “një bandë e organizuar që ka si synim vjedhjen e të mirës publike dhe vënien e saj në shërbimit të interesit privat”. Ndoshta, për faktin dhe shancin që unë e pashë e para këtë intervistë, po reagoj. Ndoshta kolegë të mitë mund t’a kalojnë thjesht dhe mund të mos reagojnë. Por meqënëse emri im përmendet tek “paria” juaj, dhe meqënëse sipas konceptit tuaj unë jam pjesë e një bande të organizuar që vjedh të mirën publike, dëshiroj të të kundërshtoj publikisht. Ju i dashur Shinasi, jepni mësim në SHBA, ndërsa unë studimet dhe mësimin e jap në Shqipëri. Sigurisht që s’do të jem pjesë e mendimit tuaj se jam pjesë e ndonjë bande, sepse nuk më duket se jam. Por këtë, edhe mund ta diskutojmë. Ju i shihni ngjarjet në Shqipëri sipas këndvështrimit të një dhjetoristi që s’pajtohet me realitetin, unë, shumë më e vogël se ju në moshë, i shoh si një vajzë që çdo ditë të jetës sime e kaloj në Shqipëri mes shqiptarëve. Sigurisht që nuk jam pjesë e mendimit tuaj se unë që punoj në media, kam një apartament luksoz në qendër të Tiranës dhe interesat politike më tërheqin sa herë ato kërkojnë. Mund të ketë të tillë dhe unë nuk e di, por kjo nuk ju jep ju të drejtën të na fusni të gjithëve në një
thes, vetëm sepse ju mendoni se “me këtë ‘pari’ Shqipëria nuk bëhet”. Nëse i dashur Shinasi, nuk e bëjmë dot ne që jemi këtu brenda, të jeni të bindur se Ju, dhe kushdo që në këto 20 vite që jeton jashtë Shqipërisë mund ta bëjnë “bujrum” u them unë, ndoshta edhe të tjerë si puna ime.
Po në këtë intervistë ju thoni se ju idealistët, në Shqipëri ju shohin ndryshe. Nuk është e vërtetë. Dua të të them me plot bindje se ka mijëra e mijëra që besojnë se ende ka shpresë. Vetëm se, në labirinthin ku e kemi futur veten, pavarësisht se na është mbyllur një derë, unë shpresoj, se e kemi një dritare të hapur. Ndaj nuk mund të jem në librin tuaj që sapo ka dalë, pjesë e asaj “parie të inkriminuar”. Sepse mua, nuk më ka vdekur shpresa.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com