TIRANE - Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com", në prag të 22 vjetorit të lëvizjes studentore një ndër liderët e kësaj lëvizjeje, Shinasi Rama bën një "skaner" të politikës shqiptare.
Profesor Shinasi Rama, tashmë po afron dita e themelimit të lëvizjes studentore dhe themelimit të PD. Si ndjeheni ju dhe gjithë drejtuesit e kësaj lëvizjeje në këtë 22 vjetor?
Disa nga drejtuesit kryesore si Azem Hajdari, Arben Broci, dhe Fred Gemi janë të vrarë. Të tjerë si Ben Lika, Ben Sula, Myftar Gjana, apo Blendi Gonxhe janë të menjanuar dhe sistematikisht e qëllimisht të nënvlerësuar; shumë të tjerë si Mimoza Ferraj, Tefalin Malshyti, Edmond Bushati, Tanush Shaska janë të mërguar; një numër studentësh të tjerë janë pajtuar me sistemin dhe janë në pozicione të spikatura politike. Unë vetë nuk ndjehem aspak mirë. Kjo nuk është Shqipëria që unë kam ëndërruar në vitin 1990. Ky është një azil gjigand marrëzie kolektive, në të cilin një tufë katundarësh me arsim universitar, të djallëzuar, makutë e antikombëtarë që janë në kontroll të shtetit duan të më bindin se kjo është Shqipëria bashkëkohore e moderne që unë e kam ëndërruar në atë kohë dhe që të gjithë shqiptarët e tjerë po ashtu e kanë dëshëruar. Jam i bindur për të kundërtën. Unë kaloj dy muaj në vit në shtetin shqiptar, vij dy herë në vit në shtetin shqiptar, e njoh mirë gjendjen dhe gjithnjë ndjehem keq e më keq kur vij këtu. Ky projekt eksperimental i parisë katundare jeniçero-bajraktaro-martalloze, i ashtuquajtur tranzicion, ka dështuar. Është koha për një fillim të ri dhe duhet vepruar sa më shpejt që të jetë e mundur. Koha për veprim është tani e s'duhet pritur.
Mendoni se është përmbushur ëndrra e dhjetorit '90 për ju dhe për qytetarët shqiptarë, ndërkohë që Shqipëria është në prag të refuzimit të tretë për marrjes së statusit të vendit kandidat, një shtyrje e paparë në tërë Evropën?
Me sa u pa gjatë tranzicionit, përtej ëndrrës romantike të të gjithëve, "Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa" gjithsecili nga studentët pjesëmarrës e kishte një ëndërr të vetën se si do të ishte shteti shqiptar, dhe shpesh ajo që imagjinohej nga njëri ishte e ndryshme nga ëndrra e të tjerëve. Sistemi i vlerave të cilit unë i kam qënë atëherë dhe i kam ndjenjur besnik edhe në mërgim, dhe për dobishmërinë e të cilit jam e mbetem plotësisht i bindur, nuk ka ndryshuar. Nga një anë, shumë nga arritjet kryesore të Lëvizjes Studentore janë të lidhura me atë sistem vlerash që ka qënë në themel të veprimeve politike që kanë lënë gjurmë në atë kohë kritike e më vonë. Por zgjidhjet që duhen të adaptohen duhet të jenë të informuara prej ketij sistemi vlerash dhe në zbatim të këtij sistemi vlerash. Unë jam e ndjehem shqiptar e do punoj për kombin tim sa të kem jetë. Unë kam besuar e besoj pa kushte në shtet-kombin e shqiptarëve. Kam besuar e besoj në demokracinë e vërtetë që zgjedh udhëheqësit që punojnë për interesin kombëtar të shqiptarëve. Kam besuar e besoj në vendosjen e një sistemi ekonomie tregu të institucionalizuar dhe në shërbim të të gjithë shoqërisë e të shtetit. Besoj në një politikë të jashtme që promovon e mbron interesat e shqiptarëve në një shtet-komb modern. Besoj në dënimin e pamëshirshëm të së keqes shoqërore e sjelljes jo të moralshme. Këto janë parimet që më drejtojnë në jetë. Asnjë nga këto parime nuk është vënë në jetë në shtetin shqiptar. Por kjo s'është arsye që unë të heq dorë nga vlerat e mia apo të dal tani e të them se jam rebeluar për ta futur shtetin shqiptar në strukturat euroatlantike, sepse kështu i intereson të parit të katundit në geton e Tiranës.
Shpesh është deklaruar se komunistët u vunë në krye të PD dhe për 22 vite me radhë e kanë kthyer atë në një parti autoritariste. Komenti juaj?
Sistemi i atëhershëm ishte një sitë e sofistikuar në të cilën më të zotët e më të aftët, herë si të prvilegjuar, herë si spiunë të kamufluar e të përdorur dilnin disi në krye të klasës apo bënin karrierë profesionale. Si ata që mbetën në PS, ashtu edhe ata që hynë në PD vinin nga kjo sitë. Nëse PPSH ishte dhe mbeti një garnizon ushtarak jeniçerësh, këta që iu bashkëngjitën PD-së dhe e kishin po atë mendësi dhe e zbatuan në ndërtimin e PD. Po ashtu ka dhe një ligj që njihet si ligji i hekurt i oligarkisë d.m.th. që në krye të çdo strukture, herët a vonë del një grup apo një individ që, pavarësisht ideologjisë në bazë të së cilës është nisur, arrin e kontrollon atë strukturë dhe e vë në shërbim të interesave të tij apo të klanit që ai përfaqëson. Duke përdorur dosjet, duke shmangur kundërshtarët, duke blerë ata që hidhnin vickla për poste, por edhe duke luajtur me ndjenjat e sinqerta të militantëve si dhe duke e lexuar mirë çmimin që kërkonin klientët e biznesit, Sali Berisha ia ka arritur të shndërrojë PD-në në një parti të tillë autoritariste dhe oligarkike. Sot PD është partia e Sali Berishës, krejtësisht në shërbim të tij, një parti pa vlera, pa ideologji, pa ndjenjë kombëtare, dhe thjesht një instrument elektoral i tiji që i përdor njerezit si ia do qejfi dhe interesi atij dhe klanit që e mbështet. Është me të ardhë keq por ky është realiteti.
Jeni ndër kritikët më të ashpër të kryeministrit Berisha. Përveç anëve negative ka bërë ndonjë të mirë në favor të kombit shqiptar ky njeri?
Më lejo që të theksoj se unë jam shumë kritik ndaj Saliut si politikan, por unë nuk kam urrejtje për të si njeri. Unë jam profesionist dhe kur e do e mira e punës kombëtare, bashkëpunoj me gjithkënd. Po të punonte Saliu për të mirën e shqiptarëve unë do të bashkëpunoja me të pa hezitim. Po të ndërronte mendjen Saliu e të punonte si duhej për shqiptarët, prapë do bashkëpunoja me të, edhe po të jetë në opozitë. Mirëpo, s'kam parë asgjë që të më bindë se ai ka ndërruar. Përpjekja e tij e fundit për t'u paraqitur si nacionalist i flaktë është tragjikomike, anipse e llogaritur mirë për qëllimet e tija të fushatës së pritshme elektorale. Ai kërkon që gjithçka ta vërë në funksion të mbijetesës së familjes së tij. Prandaj, unë nuk kam fare besim tek sjellja e tij. Metri me të cilin e mas unë sjelljen e tij është krejtësisht objektiv: unë shoh se sa e mirë apo se sa e keqe ka qënë sjellja e tij në lidhje me interesin e shqiptarëve si komb. Metri me të cilin e mat Sali Berisha sjelljen e tij është se sa i shërbejnë veprime të caktuara mbijetesës së tij në politikë. A ka pika takimi? Natyrisht që ka. Por, gjatë këtyre 45 viteve që ka qënë në politikë, Sali Berisha e ka lënë një emër të rëndë dhe të larë me gjak në historinë e shqiptarëve. Ai ka bërë e po bën shumë krime të panumërta që nuk kanë se si të harrohen e që nuk duhet të harrohen.
Të gjithë e kujtojnë deklaratën e famshme të Azem Hajdarit se në Shqipëri ka 1 milionë komunistë, një milionë të papunë dhe 1 milionë spiunë. Sa bazë reale ka në vija të përgjithshme një deklaratë e tillë?
Shiko, në atë moment kritik, Azemi po kërkonte që të ndërtonte bazën e vet politike dhe t'i kundërvihej klaneve që e morën hapur në dorë PD dhe PPSH. Ai e ndjente se edhe pse nominalisht u bë e ishte kryetar i PD-së, nuk kishte mbështetje tek njerëzit e strukturave që ai i identifikonte si komunistë, edhe pse vetë ishte një prej tyre. Po ashtu ai donte të distancohej edhe nga të përdorurit e regjimit, ndër të cilët ishin dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të atëhershëm të PD-së si Berisha e Pashko, etj. dhe t'i distanconte ata nga elektorati në nivel lokal duke i dhënë një fytyrë tjetër PD. Në fakt Azemi fliste për një milion hajdutë, të persekutuar, burgaxhinj dhe gangsterë që i futi në këtë kategorinë e të papunëve që ia sugjeroi një profesor i atëhershëm. Kjo ishte baza politike me të cilët ai donte të identifikohej dhe me të cilën eventualisht edhe u identifikua disa vite më vonë e deri sa e vranë. Problemi ishte se, disa kohë më vonë, zyrtarët dolën hajdutët më të mëdhenj, njerëzit e ndershëm mbetën pa punë, dhe spiunët e veglat e sistemit dolën në krye të shtetit. Nuk kanë rëndësi numrat që u përmendën, rëndësi kanë kategoritë dhe arsyeja sepse kategorizohen grupet në këtë mënyrë. Për mua, ky ishte një gabim politik i rëndë i Azemit që nuk e kuptoi se ne ishim e duhej të ishim të sakrifikueshëm. Dëshira e tij me ndenjë në politikë, e në krye të saj me çdo kusht dhe instinkti i katundarit e shtynë në atë kategorizim shumë të dëmshëm dhe me pasoja për të gjithë shqiptarët, sepse ky kategorizim ngjiti rrufeshëm, u pranua si aksiomë politike dhe u bë etaloni për ndarjet politike në mendësinë e njerëzve.
Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë më 28 nëntor, e ndarë mes pozitës dhe opozitës. Ndësa Berisha shtoi tonet nacionaliste, duke kërkuar Shqipërinë deri në Prevezë por dhe duke deklaruar shtetësi për gjithë shqiptarët kudo që janë. Cilat janë anët positive dhe negative për shqiptarët të dyja këto lëvizje?
Nacionalizmi apo kombëtarizmi është ideologjia e pashmangshme në politikë. Nuk mund të ketë shtet që nuk synon krijimin e kombit, ashtu si nuk ka komb që nuk synon kontrollin e një shteti të caktuar. Jo më kot forma më e lartë e organizimit shoqëror është shtet-kombi. Mbas dështimit të eksperimenteve të ndryshme, edhe në Ballkan ka ardhur dita e krijimit të shteteve kombëtare. Projekti europian ka dështuar dhe kufinjtë duhet të rishihen e do të rishihen së shpejti. Mirëpo, nacionalizmi është një kalë i hekurt që nuk kontrollohet sa herë don e si don një politikan i caktuar. Ana pozitive është se nuk është më as turp, as marre, as politikisht jo korrekt me kënë shqiptar. Në fakt është krenari dhe njerëzit nuk e harrojnë lehtë ndjenjën që kanë sprovuar duke qënë krenarë për veten. Ana negative është se armiqësia e parisë politike karshi këtij sistemi vlerash nuk ka lejuar as për rritje natyrale të nacionalizmit, as për integrim normal të shqiptarëve.
Eshtë fakt se sa herë ka pasur probleme në Beograd apo kanë bërë ndonjë lëvizje ata, sinjalet janë ndjerë dhe në Shqipëri përmes kaosit. Mendoni se janë ende në aktivitet ish-agjentët e UDB Jugosllave, ku dhe në arkivat e shërbimit sekret shqiptar vetëm dosjet e tyre ishin zhdukur?
S'janë vetëm ata. Janë dhe segmente të caktuara të parisë sunduese që e kanë frikë për vdekje gjallërimin e ndjenjës kombëtare dhe që punojnë hapur kundër interesave shqiptare. Shërbyesit e shërbimeve të huaja, në traditën e bashkëpunëtorëve vullnetarë janë shtuar shumë gjatë tranzicionit. Kthimi i shtetit shqiptar në një han me dy porta, nevoja e individëve dhe e familjeve për lidhje të caktuara e mbështetje morale e financiare nga të huajt, si dhe rrënimi i strukturave të shërbimeve e orientimi i tyre në drejtime të caktuara nga qeveritarët, e kanë mundësuar futjen e të gjithë llojeve të shërbimeve anti-shqiptare në lojë deri në atë pikë sa janë kthyer në faktor kryesor në politikën e Tiranës. Sot Tirana është më keq se Berlini i vitit 1950, ku gjithkush hyn e del e vepron pa farë ndëshkimi. E më e keqja është se shpesh po punojnë të gjithë bashkë e hapur kundër shqiptarëve.
Ka pasur shumë akuza se kanalet e errta serbe kanë marrë në dorë ekonominë shqiptare. Ku e gjejnë mbështetjen?
Tek qeveritarët e të gjithë ngjyrave, palëve dhe klaneve të parisë. E vetmja erë që e tërheq parinë e Tiranës është era e parasë. Të gjithë janë njëlloj dhe të gjithë i kanë lidhjet e tyre me klanet kriminale serbe, greke, italiane e me rradhë. Emëruesi i përbashkët i tyre është interesi material dhe pasurimi. Në se paraja hap çdo derë si çelës, në Tiranë dyert hapen vetë. Dhe kur ke një pari mafioze, atëherë lidhjet e saj nuk munden me kenë tjetër përveçse mafioze dhe, para së gjithash, me mafiozët e vendeve fqinjë
SHBA dhe BE, për integrimin kanë vënë si kusht zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Mendoni se është në gjendje kjo qeveri të bëjë zgjedhje korrekte?
Jo. Nuk pritet që të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në shtetin shqiptar. Gjithçka është ndërtuar mbrapsht dhe e paramenduar që t'iu shërbejë dy klaneve kryesore të parisë sunduese. Shqipëria sundohet nga një pari oligarkike dhe është një oligarki e pastër. Në shtetin shqiptar, një grusht shumë i vogël klanesh mafioze kontrollojnë ekonominë, shtetin, dhe vlerat shoqërore. Kur nuk iu intereson përfundimi i zgjedhjeve, ose kur prishen pazaret, paria nuk mendohet dy herë për t'iu kundërvënë votës së popullit. Klanet që i mbajnë politikanët në lojë, dhe që kanë investuar e investojnë shumëçka tek partitë e parisë, nuk mund të pranojnë të humbin zgjedhjet. Prandaj dhe gjithnjë përfundojmë duke i vjedhur rezultatet.
E mendoni Ramën kryeministër të Shqipërisë?
Po, e mendoj Edi Ramën si kryeministër të ardhshëm dhe mendoj se PS do të jetë forcë kryesore në zgjedhjet e 2013. Mirëpo, do të ndërrohen drejtuesit por jo rruga në të cilën po ecim. Mendimi im është se koalicioni që do të dalë fitues në vitin 2013 do të jetë me përqindje midis tre a më shumë palëve të parisë dhe do të ketë në përbërje LSI-në. Shkurt, mendoj se do ketë rotacion, por do të ketë mundësi për një qeveri të shpëtimit kombëtar me objektivin e shpallur të përballimit të krizës.
Sa rol do të kenë FRD e Topit dhe AK e Spahiut ?
Rol kryesor. Ndërsa FRD është një parti që mblidhet rreth një figure të respektuar në Tiranë si Bamir Topi, e që ka një profil politik dhe ideologjik të djathtë, AK është parti e pastërt ideologjike. AK do marrë vota nga të gjithë skajet e elektoratit politik
Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com (print)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com