Shirat e parë të vjeshtës sjellin probleme në qarkullim/ Breshëri i madh dëmton pemët frutore në Konispol, përmbyten rrugët në Durrës, Lushnje dhe Lezhë (VIDEO)

Shirat e parë për sezonin e vjeshtës kanë sjellë përmbytje të rrugëve në disa qytete të Shqipërisë. Një breshër i pazakontë ka rënë në Konispol, i cili ka dëmtuar pemët frutore në këtë zonë. Mandarinat kanë rënë përtokë duke shkaktuar dëme ekonomike për banorët. Ndërkohë që rrugë në qytetin e Durrësit janë përmbytur nga shirat e mëngjesit. Makinat kanë pasur vështirësi në qarkullim, ndërsa bizneset që ndodhen në katin e parë janë përballur me ujërat që vinin nga rrugët.

Reshje e dendura të shiut në qytetin e Lezhës kanë krijuar probleme në bllokun e banimit nga "11Janari" deri në lagjen "Besëlidhja". Uji ka vërshuar në mënyrë të menjëhershme duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Pamje nga përmbytjet në Lezhë

Ndërkohë që në Lushnje reshjet e dendura të shiut që zgjatën rreth 10 minuta sollën përmbytjen e rrugëve në këtë qytet. Sistemi i evadimit të ujërave sipërfaqësore doli jashtë funksionit për rreth gjysmë ore. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në rrugë në pikun e lëvizjes në mëngjes. Disa akse rrugore kanë mbetur të paralizuara.

E ndërsa në qytetin e Kukësit, në mungesë të burimeve ujore dhe thatësirës, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë bereqet për këtë vend. Deri në këto momente nuk raportohet për probleme në këtë qytet.

Reshjet ishin pozitive për rritjen e burimeve ujore në bazenet ujëmbledhëse të ujësjellësit dhe rritjen e Liqenit të Fierzës, aktualisht Fierza është në nivelin 277m, ndërsa furnizimi me ujë i banoreve të qytetit është 3 orë në dite nga10-20 minuta që ishte si pasojë e reshjeve gjatë verës.

Reshje shiu me erë të fortë ka pasur edhe në Fier, por deri në këro momente nuk raportohen probleme serioze në rrugët e qytetit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:49
Shirat e dendura në Ksamil shkaktojnë avari në stacionin e pompimit, banesa përmbytet nga ujërat e zeza (VIDEO)

Shqipëria u përfshi ditën e sotme nga shirat e dendura për disa orë duke shkaktuar përmbysje në shumë qytete. Shirat në Ksamil kanë shkaktuar avari në stacionin e pompimit të ujërave të zezë duke sjellë përmbytje dhe daljet të ujërave të zeza në sipërfaqe.

Gjithashtu nga ky problem ka përmbytur edhe një banesë e cila është 'nën pushtetin' e ujërave të zeza. Ujërat e zeza kanë dëmtuar të gjitha mobiliet dhe e kanë bërë atë të pabanueshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e banorëve që jetojnë aty.

Ora 11:41
Breshër i madh sa një top ping-pongu në Konispol, thyhen xhamat e një makine

1600854232_BRESHERIFOTOLAJM002.jpg

Breshëri i rënë mëngjesin e sotëm në zonën e Konispolit ka shkaktuar shumë dëme në bujqësi. Por, përveç tyre ka pasur edhe dëme materiale.

Në foto shihet se nga breshëri janë thyer xhamat e një automjeti, duke e bërë thërrime. Breshëri ka pasur përmasën sa të një topi ping-pongu.

Ora 10:54
Durrësi përmbytet nga 10 minuta shi në mëngjes, makinat lëvizin me vështirësi në rrugë (VIDEO)

Shirat e parë të stinës së vjeshtës kanë përmbytur tre akse rrugore në Durrës, tek stacioni hekurudhor, te kryqëzimi i stadiumit dhe rruga që të shpie për në Currila.

Siç duket edhe nga videot e mbërritura në redaksinë e Shqiptarja.com, rrugët janë mbuluar nga uji i shirave dhe makinat kanë pasur vështirësi në qarkullim.

Nga përmbytja e rrugëve, ka bërë që uji të hyjë edhe në katet e para të bizneseve që janë në rrugë.

Nuk është hera e parë që përmbyten rrugët e Durrësit, nga 10 minuta shi i rrëmbyeshëm. Mungesa e kanalizimeve bën që Durrësi të përmbytet sa herë që bie shi, ndërkohë që akoma nuk merren masa konkrete në lidhje me këtë problem.

Ora 10:07
Breshëri rrëzon përtokë mandarinat, prishen të mbjellat e fermerëve në Konispol (FOTO-VIDEO)

KONISPOL- Shiu i parë  në këtë fillim vjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e jugut, por pa krijuar probleme serioze. Por, ndryshe ka qenë kjo situatë në Bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër, i pazakontë ku madhësia e tij, pasi shkonte sa një top pinpongu.

Në fotot e sjella nga gazetari i Report Tv, vërehet një sasi e madhe breshëri që ka rënë në sipërfaqe të tokës. Breshëri ka dëmtuar mandarinat dhe pemët e tjera të fermerëve në Konispol, duke sjellë një dëm ekonomik për banorët e zonës, pikërisht në kohën kur po niste vjelja e këtyre pemëve.

Kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri, thotë se si pasojë e breshrit, janë dëmtuar shumë pemë frutore.

Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i  shumtë.

Ora 09:35
Reshjet e shiut sjellin bereqet në Kukës, rriten burimet ujore (VIDEO)

Në qytetin e Kukësit, në mungesë të burimeve ujore dhe thatësirës, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë bereqet për këtë vend. Deri në këto momente nuk raportohet për probleme në këtë qytet.

Reshjet ishin pozitive për rritjen e burimeve ujore në bazenet ujëmbledhëse të ujësjellësit dhe rritjen e Liqenit të Fierzës, aktualisht Fierza është në nivelin 277m, ndërsa furnizimi me ujë i banoreve të qytetit është 3 orë në dite nga10-20 minuta që ishte si pasojë e reshjeve gjatë verës.

 

 

Ora 09:31
Reshje të dendura shiu në Lushnje, përmbyten rrugët e qytetit (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Lushnjes zgjatën rreth 10 minuta sollën përmbytjen e rrugëve në këtë qytet.

Sistemi i evadimit të ujërave sipërfaqësore doli jashtë funksionit për rreth gjysmë ore. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në rrugë në pikun e lëvizjes në mëngjes. Disa akse rrugore kanë mbetur të paralizuara.

Ora 09:15
Reshje me erë të fortë në Fier, zyrtarisht jemi në sezonin e vjeshtës

Dita e sotme është nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar probleme në disa qytete kryesore të vendit.

E mërkura në Fier nisi me reshje me intensitet herë pas here me shkarkime atmosferike, e shoqëruar me erë të fortë. Era ka zgjatur për disa minuta.

Deri në këto momente nuk ka pasur probleme në qarkullim, ndërkohë që në disa qytete të tjera, janë përmbytur rrugët nga shiu që ra në mëngjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sandri: 23/09/2020 23:22

    NE vend qe shiu te sherbente si pastrues natyral i rrugeve dhe rrugicave tona,,ai na permbyt ,,nuk eshte faji i shiut ,,eshte faji i bashkive tona te turpshme qe e kane mendjen vetem per te dhene leje ndrtimi per pallate pa marre parasysh fare eficencen e pusetave dhe kolektoreve....spaku te hetoje ketu...

    Përgjigju
  • TANI: 23/09/2020 14:23

    Durresi nuk ka pse te permbytet,,por e late vangjush dakon ne bashki dhe ai e beti durresin corap me ndertime,,kanceri mu ne koke vend qe te bente nje qytet funksional me puseta dhe kanalizime europiane ,,,beri nje mut,,ne vend te ndertonte resorte e hotele ne plazh beri pallate,,aty ne plazh te varet plehu....,,,,

    Përgjigju
  • Goni: 23/09/2020 09:50

    Po normal me nje shi te vogel pwrmbyteni sepse i beni punet me bythe,,,nuk keni sistem modern kolektoresh per mbledhjen e ujit....

    Përgjigju
  • Lezhjan: 23/09/2020 08:12

    Kryetari i bashkise se Lezhes e ka mendjen te beje pazare politike dhe ku te punesoje ndonje njeri te tij. Nuk e ka mendjen dhe as nuk di te punoje dhe te zgjidhe problemet e qytetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit