Ndërkaq edhe Kina është përfshirë nga stuhi të rrëmbyeshme shiu duke nisur nga e diela, me pasojë përmbytje dhe ndërprerje të transporteve. Në provincën Hunan shira të rrëmbyeshëm kanë zgjatur për 8 orë duke arritur në 213 mm.
Mbi 100.000 banorë në 15 qytete janë detyruar të zhvendosen.
Më shumë se 20 shtëpi u shkatërruan si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe 1500 hektarë tokë e punuar u dëmtua, me një kosto ekonomike që shkon në 152 milionë yuan.
Shumë nënkalime në akse kryesore u përmbytën duke ngadalësuar ose bllokuar trafikun.
Meteorologët parashikojnë tre ditë me shira të rrëmbyeshëm në rajonet jugore dhe vendi pret të përballet me dëme të tjera.
(mk/shqiptarja.com)