Shirat e fundit dhe bora që përfshinë Maqedoninë kanë shkaktuar rrezik të ri për daljen nga shtrati të lumenjve. Situata më kritike paraqitet në lumin "Crna Reka". Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informojnë se shumë fshatra në rajonin e Pellagonisë janë izoluar dhe përmbytur, ndërsa më të rrezikuar janë komunat Mogilla dhe Novaci.
Ndërkohë shirat i kanë marrë jetën një 7-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës. Rrezik paralajmërohet rrezik përmbytje edhe në Demir Hisar. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po punon me 40 makina dhe 20 pompa në terren. Qytetarët kanë ndërmarrë një aksion humanitar për të prekurit nga përmbytjet. Ujë dhe preparate higjienike u mblodhën sot në shkollën fillore "Aleksandri i Maqedonisë" në Shkup.
Përvec parave, veshjeve dhe ndihmave të tjera, qytetarët janë duke kontribuuar edhe me donacione përmes telefonave celularë. Deri tani janë mbledhur 3 milionë denarë, ndërsa në llogarinë e Fondit të Solidaritetit janë mbledhur 150 mijë denarë shtesë.
/Shqiptarja.com