TIRANE- Në një kohë kur kryeminstri i vendit Edi Rama e ka bërë mjaft të qartë faktin se gjendja e emergjencës do të shpallet në ditët ne vijim për situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet në jug të vendit, mesa duket Partia Demokratike e ka bërë “veshin shurdh” ndaj këtyre deklaratave. Kjo pasi ende pa pushuar shirat, kreu demokrat Lulzim Basha ka paralajmëruar protesta, duke përdorur si kauzë të radhës përmbytjet e ditëve të fundit. Paralajmërimin për protesta kreu i selisë blu e ka bërë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pa praninë e mediave.
Burime nga Partia Demokratike pohojnë për gazetën “Shqiptarja.Com”, se kreu demokrat ka kërkuar përshkallëzim të protestave, kjo sipas tij vjen si pasojë e neglizhencës së qeverisë ndaj situatës.
/Shqiptarja.com
Burime nga Partia Demokratike pohojnë për gazetën “Shqiptarja.Com”, se kreu demokrat ka kërkuar përshkallëzim të protestave, kjo sipas tij vjen si pasojë e neglizhencës së qeverisë ndaj situatës.











