ANGLI - Një gropë e madhe 12 metra e thellë dhe 4 m e gjerë u hap në një rrugë qendër të Mançesterit në Angli ditën e djeshme.
Shkak për këtë mendohet të kenë qenë shirat e rrëmbyer që përfshinë qytetin ditët e fundit të cilët dëmtuan tubacionet ujore nëntokësore.
Si pasojë trafiku i makinave u devijua në të dyja karrexhatat. Ndërkohë inxhinierët erdhën menjëherë në vendngjarje për të vlerësuar dëmin.
Sipas tyre mbyllja e gropës do të kërkojë javë të tëra, për këtë arsye kanë këshilluar shoferët e makinave që të shmangin qarkullimin në këtë zonë.
Autoritetet e qytetit janë të shqetësuara pasi ekziston frika e zgjerimit të saj në anën tjetër të rrugës, ndërsa dëshmitarët okularë shprehen se perimetri i gropës sa vjen edhe rritet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com