Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur mëngjesin e kësaj të hëne kanë shndërruar qytetin e Durrësit në një Venecia, ku çdo rrugë është pushtuar nga sasia e madhe e ujrave.
 
Kjo ka bërë që qytetarët të përballen me vështirësi në qarkullim, ndërkohë që automjetet të mbeten në rrugë, pasi kanalizimet nuk kanë mundur që të  përballojnë fluksin e madh të ujrave të grumbulluara.
 
Përmbytje të shumta janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit, duke theksuar ato më të populluara sidomos në zonat e “ Ura e Dajlanit” dhe “Stacioni i Trenit”. 

Këto zona prej vitesh kanë pasur probleme me përmbytjen sa herë që bie shi. 

durres permbytje

durres permbytje

durres permbytje

durres permbytje

 Fotogaleria për foto të tjera

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)