SHISH e Visho Ajazi asnjë
informacon për protestën

TIRANE- SHISH s’ka dhënë as për protestën e dy ditëve më parë të opozitës informacion për ndonjë incident të mundshëm që mund të sillte acarimin e tensionimin e situatës. Mësohet se informacionet e Visho Ajazi Likës mungojnë tërësisht në tryezën e strukturave përkatëse nga ku ka varësinë, sikurse jepet gjithnjë në rast protestash gjatë gjithë kohës, e për më tepër kur paralajmërimet kanë qënë të qarta se mund të ketë dhe tensionim të situatës që mund të përshkallëzohej dhe në përplasje mes turmës dhe forcave të policisë e Gardës.

Mungesa e këtij informacioni ka bërë që situata të ishte jo fort e qartë, aq më tepër që pritej që fjala e Berishës që do mbahej para se të fliste e mbyllte takimin me fjalim kryesor kreu i PD Lulzim Basha, të tensiononte situatën dhe pse jo dhe të nxiste turmën në drejtim të institucioneve e drejt një përplasjeje të pashmangshme me organet e sigurisë. Ndoshta kanë qënë masat e marra në parim, të forcave të sigurisë për mbarëvajtjen e protesës më 20 shkurt, por dhe tërheqja në momentet e fundit të ish-kryeministrit Berisha nga fjalimi i tij, për shkak të presionit ndërkombëtar por dhe frikës se mund të sfumonte pasuesin e tij në krye të PD, Basha, ato që sollën  kalimin e kësaj proteste pa asnjë pasojë dhe përplasje që mund të sillte destabilitet.

Jo pa qëllim, vetëm dy ditë para protestës, në drekën e shtruar për ambasadorin e SHBA Arvizu, të BE Sequi dhe të OSBE Raunig, Basha mori paralajmërimin që të shmangte provokimet, tensionimin e situatës dhe përplasjen me forcat e sigurisë. Madje i kujtuan Bashës, referuar informacioneve që kishin por dhe deklaratave acaruese të Berishës, se Shqipëria nuk mund të ishte as Ukrainë dhe as Bosnjë që të “imprtoheshin” dhe realizoheshin skenarët e tyre këtu.

Vetëm Visho Ajazi nuk jepte informacion te strukturat përkatëse nga varet, por i kalonte ato direkt te Berisha. Një shqetësim të tillë e kishte ngritur më parë dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri që akuzonte SHISH të drejtuar nga Ajazi se s’jep asnjë informacion dhe s’bashkëpunon për të luftuar kriminalitetin. Ndërkohë opozita kërkoi që Visho Ajazi të thirrej në komisionin e Sigurisë.

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis