TIRANE - Në kërkimin e trupit të 11-vjeçarit, hedhur në fushën e mbeturinave të Sharrës, sipas pefodilit Ardian Prenjasi, mund të përfshihet edhe Ministria e Mbrojtjes dhe konkretisht forcat Xhenjo. Kjo mund të ndodhë, pasi dje, Shërbimi Informativ Shtetër, i ka bërë një kërkesë zyrtare Ministrisë së Mbrotjes, të vejë në dispozicion forcat xheniere të ushtrisë për të ndihmuar.

Megjithëse nuk dihet zyrtarisht përgjigjia, burime nga policia tregojnë për Shqiptarja.com, se Ministria e Mbrojtjes është e gatshme t’i shkojë në ndihmë Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë me mjetet e saj. Sipas të njëjtave burime, ndërhyrja mund të nisë sot.

Dje paradite, policia ka rrethuar dhe zonën, të cilën Ardian Prenjasi tregoi dje, se ku e kishte parë të hedhur trupin e mbuluar me batanije të kuqe të vogëlushit 11-vjeçar Julian Çela. TV A1 REPORT solli të hënën pamje ekskluzive, pikërisht të këtij moment, kur Prrenjasi tregonte me dorë përpara grupit hetimor vendin ku kishte parë për herë të fundit trupin e vdekur të Julianit.

Megjithëse është rrethuar zona dhe sigurisht, strukturat duhet të bëjnë detyrën, asgjë nuk është e sigurt në dëshminë e 45-vjeçarit të braktisur dhe nga familja e tij. Madje, nuk ekziston asnjë prove që ai të jetë vrasësi, përveç dëshmisë së tij. Prenjasi ka treguar edhe vendin ku e ka hedhur, megjithëse edhe kjo është vetëm një dëshmi e tij, e cila kurrsesi nuk duhet neglizhuar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013

Redaksi Online
(b.mshqiptarja.com)