SHISH padi Bashkisë së
Tiranës, kërkon tokën e shitu

Shërbimi Informativ Shqiptar ka paditur në Gjykatën e Tiranës bashkinë e kryeqytetit, duke pretenduar se kjo e fundit i ka dhënë në mënyrë të padrejtë shtetasit Kostandin Basho, një sipërfaqe toke që ndodhet afër Gjykatës së Lartë, ngjitur me zyrat e SHISH. Pikërisht mbi këtë sipërfaqe toke tashmë është duke u ngritur një pallat shumë katësh, ndërkohë që mendohet se trualli është shitur nga shtetasi Basho,i cili siç mësohet ka arritur ta fitojë këtë truall në vitin 1996 nëpërmjet një vendimi të nxjerë nga zyrtarët e Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave të Ish-pronarëve të Bashkisë së Tiranës. Pikërisht vendimin me nr.569 të datës 22 maj 1996, zyrtarët e SHISH kërkojnë që nëpërmjet gjykatës së Tiranës ta anollojnë, duke u përqëndruar më tepër në pikën 1/a të këtij urdhëri. Sipas padisë me nr.12104 që është rregjistruar në sekretarinë e gjykatës në datën 10 maj të këtij viti, pretendohet se një sipërfaqe toke që është në pronësi të institucionit të Shërbimit Informativ Shqiptar është marë në mënyrë të padrejtë nga shtetasi Kostandin Basho, sipas të cilit trualli trashëgohet që nga babai i tij Jani Basho. Në padi nuk jepen detaje rreth sipërfaqes së truallit, por objekti ligjor i saj është anullimi pjesërisht i vendimit të përmendur si dhe çrregjistrimin e kësaj prone nga zyra e hipotekës.

Kalimi i pronësisë
Ngjitur me godinën që njihet si "shtëpia me gjethe" në të cilën ende funksionojnë disa zyra të Shërbimit Informativ Shtetëror por edhe Ushtarak, është duke u ndërtuar një pallat shumë katësh. Trualli ku po ndërtohet pallati është fituar nga Kostandin Basho, një ish-pronar.Mirëpo me sa duket, Basho ka marrë më tepër seç ishte parashikuar duke hyrë dhe në pjesën e ambjenteve të SHISH. Kjo pronë është rregjistruar në zyrën e hipotekës që në muajin nëntor 1996, por pas verifikimeve të bëra është konstatuar se ajo është e pavleshme. Nisur nga kjo situatë, SHISH i është drejtuar gjykatës së Tiranës, ku ka paditur bashkinë e kryeqytet, për anullimin e këtij urdhëri. Një ndër kërkesat e tjera që i është paraqitur gjykatës është dhe fshirja e rregjistrimit në Hipotekë në pronësi të Kostandin Basho,trashëgimtar i Jani (Jovan) Bashos, me Nr. Kadastral nr.4595, dt.11.06.1996 dhe rregjistrimin në pronësi të Shërbimit Informativ Kombëtar në Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive të Pasluajtshme, Tiranë.

Shtëpia me gjethe
Përballë kishës ortodokse ndodhen një godinë e mbuluar nga degët e pemëve, e cila njihet nga qytetarët e Tiranës si shtëpia me gjethe. Pikërisht në këtë banesë, ndodhen disa nga zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa ngjitur me truallin ku ndodhet objekti është duke u ndërtuar një pallat shumë katësh. Objekti ka filluar të ndërtohet në vitin 2007, ndërkohë që mësohet se godina e SHISH është ndërtuar që në periudhën e rregjimit komunist, në të cilën ishin vendosur zyrat e përgjimit të sigurimit të shtetit të asaj kohe. Në atë periudhë, por edhe tani punonjësit që shërbenin në këtë godinë mbanin kontakte të shumta me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Kjo për shkak se edhe distanca mes këtyre dy institucioneve është tepër e vogël por edhe se këto institucione bashkëpunojnë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq